Sherr për pronat në Shijak, kanos me armë kushëririn

redaktor

Ndërhyrja në kohë e policisë parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në Shijak.

Burimet bëjnë me dije se Bardhyl Molla 39 vjeç, banues në fshatin Likmetaj, Ishëm, është arrestuar pas një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri automatik, kushëririn e tij, shtetasin F.Molla 42 vjeç, duke qëlluar dy herë në ajër.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të të dëmtuar.

Ne Likmetaj ka shkuar policia, ku bëri të mundur sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të armës së krimit, një automatik model 56; një armë gjahu dhe dy gëzhoja. Autori ishte emigrant në Itali dhe ka hyrë në Shqipëri më datë 10 shkurt 2016 nga Rinasi. Vijon puna për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *