Sherr për pronën mes 3 familjeve në Kukës, 2 të plagosur

Ornela

Një sherr për pronat ndërmjet tre familjeve mund të përfundonte në tragjedi. Policia arriti të ndalonte përshkallëzimin e konfliktit duke arrestuar në flagrancë 3 shtetas, si dhe shpallur në kërkim një tjetër.

Ngjarja u shënua në fshatin Zall-Lusen të Kukësit. Vëllezërit nuk lejojnë të kalojnë dy familje të tjera të fshatit. Gjatë konfliktit kanë goditur me mjete të forta, mjete prerëse dhe rrethanore me fqinjët, babë e bij.

“Shtetasit A. L., R. L., dhe A. L., vëllezër, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në vendin e quajtur Zall-Lusen, për motive pronësie, kanë goditur me mjete të forta, mjete prerëse dhe rrethanore shtetasin M. Ç., dhe vajzën e tij, shtetasen G. Ç., të cilët për pasojë kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Të dëmtuarit kanë marrë mjekim në spitalin e Kukësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën” informon policia e Kukesit.

Në sherr është përfshirë dhe një pjesëtar i familjes së tretë, me icialet D.C, i cili ka goditur me mjete të forta dhe rrethanore njërin prej vëllezërve, atë me inicialet R. L.

Janë arrestuar në flagrancë vëllezërit A. L., 38 vjeç, R. L., 31 vjeç, (vëllezër), dhe D. L., 31 vjeç, banues në fshatin Zall-Lusen.

Ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tretë, shtetasi A. L., 36 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje, në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *