Sherr për vijën e ujit, administratori i Proptishtit në Pogradec i pret veshin me kosore kushëririt

Dita

Degjenerojnë në sherr me mjete të forta si kosore dhe lopata mosmarrveshjet për një vijë uji mes kushurinjve të parë në fshatin Vërri të Mokrës, në Pogradec.

Në konfliktin fizik janë përfshirë administratori i njësisë administrative Proptisht, Gëzim Alla dhe 4 vëllezërit e tij, të cilët janë përleshur me djalin e xhaxhait të tyre, Kujtim Alla. Në tokën e këtij të fundit administratori i Proptishtit dhe vëllezërit e tij kishin futur një eskavator me qëllim që të hapnin një vijë uji.

Ky ka qenë shkaku i sherrit, nga i cili ka përfunduar në spital me plagë të rënda në kokë dhe brinjë të thyera, shtetasi Kujtim Alla. Ai ndodhet në spitalin e Pogradecit jashtë rrezikut për jetën, por për shkak të gjuajtjeve me kosore i është prerë njëri vesh. Lidhur me këtë ngjarje policia ka ndaluar shtetasin Vito Alla, por  familjaët e të plagosurit Kujtim Allës thonë se fajtori kryesor për këtë ngjarje është Gëzim Alla, administrator i Proptishtit.

Ata kërcënojnë me vetëgjyqësi nese nuk nuk bëhet drejtësi për ngjarjen, ndërsa i bëjnë një apel kryebashkiakut të Pogradecit, Eduart Kapri, që të marrë masa ndaj të emëruarit si administrator i Proptishtit. Policia ndërkohë thotë se është duke e hetuar ngjarjen. Konflikti mes dy familjeve të të njëjtit fis daton prej 7 vitesh.

Share This Article
1 Comment
  • O NJEREZ MBLIDHNI MENDJEN , C’PO BEHET KESHTU , KA VLERE VIJA E UJIT APO NJERIU , VELLAI ,KUSHERIRI ?? JENI KTHYER NE PERBINDESHA E BENI KRIME TE PA PARA E DEGJUARA ME PARE . E KENI SHKATERRUAR FAMILJEN E FISIN DER NE QELIZE.. ME KETO KRIME , S’KA MBETUR ASGJE NJEREZORE .Rrofte Demokracia , qe na solli keto dite te mira !!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *