SHIJAK / Sherr për një xhirim gomash, vëllezërit sulmohen me kaçavidë

anazapta

Dy vëllezër janë arrestuar në Shijak pasi akuzohen se kanë tentuar të vrasin me kaçavidë dy vëllezër të tjerë nga Katundi i Sukthit.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë Edison Bakenaçi 40 vjeç dhe Alfred Bakenaçi 36 vjeç.

Dje, këta dy vëllezër  pas një konflikti të çastit,për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me kaçavidë dy vëllezër të tjerë Mahir Shehu, 36 vjeç, i cili ka marrë goditje në gjoks dhe Shkëlzen Shehu 28 vjeç.

Për pasojë 36-vjeçari ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësorë, ndërsa shtetasi 28-vjeçari ndodhet në Spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.

Policia pas mbledhjes së dëshmive nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se  konflikti ka nisur në rrugë. Dy të dëmtuarit i binin borisë e xhironin gomat ndërkohë që lëviznin me automjet. Një veprim i tillë ka shqetësuar dy vëllezërit autorë duke sjellë dhe konfliktin.

Share This Article
1 Comment
  • Cfare ju thote truri ketyre qenieve te gjinise mashkullore?!?!? A ju punon truri? Apo thjeshte mjafton ajo doza e testosteroni te mbivendoset mbi llogjiken e tyre( me siguri qe kjo llogjike duhet te jete primitive). Debila! Merrni ne qafe jete njerezish per nje xhirim idiote gomash

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *