Në kampin e Lazio-s ka nervozizëm. Gjaë stërvitjes së ditës së enjte, Felipe Anderson përplaset keq me shokun e skuadrës Wesley Hoedt, aq keq sa që plas sherri. Holandezi reagon në mënyrë skandaloze duke goditur me grusht brazilianin.
Për fat të mirë Radu dhe Wallace ishin pranë dhe arritën të qetësonin gjakrat.Grushti i sulmuesit Hoedt ka përfunduar në buzën e Anderson.
Ndërsa tifozët e pranishëm kanë thërritur “Rrihni Biglia-n”, kjo për shkak të zërave se argjentinasi do të transferohet te Milan.
Pas incidentit të turpshëm, trajeri Inzaghi ia urdhëruar të gjithë të shkojnë në dhomat e zhveshjes, gjakrat u zbutën dhe me sa duket çdo gjë është sqaruar duke u rikthyer në normalitet.
