Situata aspak e lehte te Parmes, mes rrogave qe mungojne qe ne fillim te sezonit tek renia ne Serine B, ben qe humori te mos jete optimal dhe te ndodhin edhe shpesh polemika brenda grupit.

Ashtu si sot ka ndodhur ne ndeshjen stervitore, teksa protagonist ka qene Andi Lila. Mbrojtesi kavajas, pas nje kontrasti me te riun italian Xhuzepe Prestia, disa sekonda me pas eshte ballafaquar.

I riu e ka ofenduar ne saje te nderhyrjes qe shqiptari kishte bere, teksa ky i fundit e ka goditur me koke. Lajmi eshte bere i qarte tek portali i njohur “Goal.com”. Kane nderhyre shoket e skuadres per te qetesuar situaten mes te dyve, teksa me pas cdo gje eshte rregulluar.