Është shoqëruar me tensione Komisioni i Sigurisë, teksa ka qenë deputeti i djathtë, Flamur Noka, që i ka marrë mikrofonin socialistes Ermonela Felaj, duke u përplasur me të.
Kjo e fundit është larguar nga mbledhja bashkë me kolegët e majtë, duke lënë në mbledhje vetëm opozitën.
Teksa largohej, duke e cilësuar të turpshëm vendimin e Nokës, ky i fundit i kërkoi të pushojë se nuk i jep llogari asaj, duke shtuar se ka shumë si puna e saj dhe do të ketë sërish.
Noka: A ka mundësi kur të kërkoj unë fjalën mos të thoni njeri.
Felaj: Turp
Noka: Pusho, s’ka nevojë me të dhënë llogari ty, sa ka pasur si puna jote këtu dhe sa do ketë. Mos iu bëni hile qytetarëve. Ju ju keni fut gishtin qytetarëve dhe nuk i shpërbleni, do merrni gishtin mbrapa. Fjalën s’ma ndalon dot mua jo Salmonela, po askush. O çun, pusho, ec aty.
Braimllari: E turpshme që të ikë mazhornaca nga komisioni. Jeni totalisht të corientuar dhe nuk ju interesojnë situatat e qytetarëve. Nuk është e vërtetë që përmbytjet kanë qenë më të pakta, por nuk i raportoni dhe i fshihni. Kjo tregon papërgjegjshmërinë tuaj.
Salianji: S’ka ndodhur ndonjëherë në historinë e parlamentarizmit që mazhoranca të braktisë detyrën se i kërkohet llogari nga opozita, nëse do dëmshpërblehen qytetarët. Asnjëherë nuk jemi bashkë dhe as nuk do të jemi, sepse këta mendojnë se e kanë qeverinë për të vjedhur vota. Ministrja të vijë e përgatitur.
Menjëherë pas largimit nga Komisioni i Sigurisë, deputetit i majtë, Pjerin Ndreu, i pyetur nga Report Tv tha se mazhoranca nuk e braktisi mbledhjen, por u detyrua të largohej.
Shkak për largimin e socialistëve, tha Ndreu, është bërë sjellja arrogante e deputetit të PD, Flamur Noka, i cili i mori mikrofonin Ermonela Felajt, duke i kërkuar asaj të pushojë.
“Nuk e braktisëm sallën, por u detyruam nga arroganca e Nokës. Ndërkohë që fjalën e kishte një deputet Noka ndërhyri”, tha Pjerin Ndreu.

A do te vije nje dite qe keta rrugecrit e PD te mos ua shikojme syte? A e kuptojne se jane rrugecer? Mire te vjetrit ,po keta te rinjte a e kuptojne se ku po shkojne me kete sjellje te rrugacit Flamur koke trashit ?
Po pastaj…ku e futi mikrofonin Muli?
Ndoshta Salehut…?
Si ka mundesi…!!!??? Deri kur do vazhdojme te degjojme ordiniere te tille? “I keni futur gishtin njerezve!” Pfff
Ketij,
Noke,do,bere,cka,regjistri….!!! Pis,shpellare….!!!!