Sherr te Unaza e Re/ Vajza e pëson keq nga djali që e përndiqte dhe e kërcënonte

Gazeta Dita

Një 20-vjeçar ndodhet në hetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi akuzohet për dy vepra penale. Konkretisht Nenet 90 (dëmtime të tjera me dashje) dhe 121/a të Kodit Penal (ndërhyrje të padrejta në jetën private).

Policia referoi materialet në organin e akuzës për shtetasin V. Gj., 20 vjeç, banues në Tiranë, pas kallëzimit që ka bërë një vajzë dy vjet më e madhe se ai.

Sip bluve, dyshohet se në rrugën “Teodor Keko”, ai ka përndjekur dhe pas një debati verbal, ai e ka goditur me pëllëmbë shtetasen H. H., vjeç 22, banuese në Tiranë dy ditë më parë. Por ky nuk është rasti i parë që i riu e përndjek dhe i shkakton ankth e frikë të resë.

Mësohet se dy të rinjtë kanë pasur njohje të mëparshme me njëritjetrin dhe kohët e fundit, 20 vjeçari ishte bërë i bezdisshëm deri edhe në lëndime për vajzën.

“Panorama” mëson se i riu madje edhe e kishte kërcënuar vajzën se kishte materiale të jetës së saj private që mund t’i bënte publike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *