Sherri, djali qëllon me thikë babanë 75-vjeçar dhe kushëririn

Bledar Lumani

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë.

Personi me emrin Isuf Sula ka qëlluar me thikë babain dhe një kushëririn e vet.

Të plagosurit janë Ibrahim Sula, 16 vjeç, Hekuran Sula, 75 vjeç.

Sipas policisë, 75-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.

Ndërkohë, 16-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e rëndë, sipas policisë, ka ndodhur për motive banale.

Policia ka arrestuar autorin e krimit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share This Article
1 Comment
  • Gëzohuni o prindër sepse pas nesh dhe pas 90-tës po vjen brezi i sociopatëve,zhvillimi më i madh demokratik i kapitalizmit tropojan !?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *