Këto ditë Tirana për pak na ngjau si kërthiza e botës, ku vijnë të bujtin mbretër e burra shteti të Orientit. Ishin në fakt dy: Mbreti Abdullah i Jordanisë, dhe presidenti i Republikës Turke Rexhep Tajp Erdogan. Përtej rastit disi ekzotik të vizitës së parë, interesi dhe vëmendja e opinionit publik tek ne, ishte patjetër tek e dyta. Aq më tepër që jemi në prag fushate dhe kryeministri Rama, ashtu siç e hapi qeverisjen e tij me një takim të përzemërt me mikun Erdogan (dhe vëllanë Hashim), po ashtu po e mbyll këtë përballje të parë elektorale të tij në pushtet.
Dhe lideri i më shumë se një dekade të Turqisë së sotme, nuk na zhgënjeu. Mund të thuhet se Erdogan erdhi në Tiranë për t’i thënë Ramës: “Kam një haber të mirë dhe një të keq. I miri është se jam gati t’ju ndihmoj me shtim tregtie dhe projekte, para e madhe byrazer; madje ju ndërtoj edhe xhaminë e madhe e parlamentin e ri. Lajm i keq është se për këto kam një kusht: Strukturat e një organizate terroriste që tenton një pushtet paralel në Turqi, kanë baza edhe në Shqipëri. Besoj shteti shqiptar nuk do ta tolerojë këtë organizatë dhe anëtarët e saj”.
Nuk duhet shumë imagjinatë për të kuptuar se miku nga Ankaraja e ka për Fetullah Gylenin, prania e investimeve të të cilit në Shqipëri është mjaft e ndjeshme në trajtë institucionesh arsimore private e ndoshta biznesesh të tjera. Ndërkohë që prej gati tre vitesh tashmë, ish aleatët e ngushtë janë kthyer në armiq të egër, përplasja e madhe politike e Turqisë po zbret edhe në Tiranë. Duke e vënë, besojmë, jo pak në siklet shtetin shqiptar.
Është e udhës të përmendim historinë e dy burrave të fuqishëm të Turqisë së sotme, për të vazhduar më pas analizën. Partitë politike me sfond jo laik, pra me rrënjë ku më e pak e ku më shumë tek besimi islam (prej nga merr kuptim termi “islam politik”), në Turqi janë goditur rregullisht nga ushtria e fuqishme turke, deri edhe me grushte shteti. Kjo për të ruajtur karakterin sekular të shtetit, një porosi e Mustafa Qemalit, themeluesit të Turqisë moderne.
Përjashtimin dhe surprizën do ta bënte AKP e Erdoganit, e cila erdhi në pushtet në bashkëpunim dhe me ndihmën e lëvizjes së Fetullah Gylenit, një udhëheqës shpirtëror me shumë ndikim dhe pasuri, që është portretizuar si një reformator i islamit. Ngjashmëria e këtij ndryshimi që Gylen ka predikuar (se nga cilët njerëz të fesë është frymëzuar, meriton një material më vete), mund të të kujtojë disi protestantët dhe kalvinistët e krishterimit: Besimi mysliman dëshmohet jo me bujë, por me punë të vazhdueshme, respekt ndaj djersës së njeriut, parasë, autoriteteve; ndihmë fukarenjve dhe të pamundurve, pa e ngritur zërin dhe pa u mburrur.
Publikisht Gylen deklaron se myslimanët dhe jomyslimanët jetonin në paqë dhe ujdi dikur, falë mjedisit të tolerancës që vendosi perandoria osmane, dhe kjo frymë bashkëpunimi duhet të rikthehet sa më shumë që e shtrin ndikimin e vet ndërkombëtar Turqia.
Nuk është sekret se nga është ndikuar “neo-otomanizmi politik” që shpallte vite më parë ish ministri i jashtëm, sot kryeministri Davutoglu. Mirëpo pasi kryeministri (tani presidenti) Erdogan dora dorës mposhti pushtetin e ushtrisë (edhe nën presionin e BE-së për një forcë ushtarake larg pushtetit civil, teksa po hidheshin disa hapa të integrimit që sot janë stopuar), mesa duket vuri re se armik kryesor kishte pikërisht Gylenin dhe mbështetësit e tij.
Këta të fundit, sipas një studimi të gazetares amerikane Kler Berlinski, që ka jetuar për shumë vite në Turqi, vlerësohen deri në 6 milionë vetë. Gjithashtu Berlinski citon të dhënat e gjykatave amerikane që e vlerësojnë pasurinë e Gylenit diku mes 20-50 miliardë dollarëve. Po si ndodhi që Erdogan e pa veten të rrethuar dhe të përgjuar prej mbështetësve të Gylenit? Berlinski citon një video të vitit 1999 ku Gylen i thotë rrethit të vet më të besuar:
“Ju duhet të lëvizni në arteriet e sistemit pa e pikasur askush ekzistencën tuaj, deri sa të arrini në qendrat e pushtetit… Deri sa të piqen kushtet ndjekësit tuaj duhet vetëm të rrinë të padukshëm…. diçka e parakohshme do ta prishte shumë punë dhe myslimanët do të vuajnë gjithandej… Koha ende nuk ka ardhur. Duhet të prisni derisa ta kemi në dorë gjithë institucionet e pushtetit kushtetues në Turqi. Tani jua shpreha mendimet e mia, duke besuar tek besnikëria dhe heshtja juaj…”.
Në vitin 2000 Gylen shkoi në SHBA ku jeton sot e kësaj dite, por kanë qenë të njohura për ne përgjimet, paditë, gjyqet në Turqi kundër njerëzve të Erdoganit, kundërpërgjigjet e këtij të fundit me arrestime e pushime nga puna etj. Por gjatë kësaj kohe, në gjithë botën, në SHBA po e po, por edhe në Shqipëri janë ngritur institucione private arsimore nga fondacionet e Gylenit.
Ndërsa përplasja e pushtetit ende nuk ka mbaruar por fitorja ngjan se anon nga AKP, Erdogan qartazi e quan terrorist ish mikun e ngushtë, që jeton në Pokonos të Pensilvanisë dhe është 74 vjeç. Të mos harrojmë se pak kohë më parë, edhe në Tiranë u hap paksa, debati mbi “gylenistët” shqiptarë në radhët e policisë, kur u cituan pjesë nga libri i Ben Blushit “Hëna e Shqipërisë”.
Padyshim, ne nuk kemi as mundësinë dhe as takatin të jemi pjesë e kësaj përplasjeje të madhe “neo-otomane”. Por nga mënyra dhe toni i kërkesave të Erdoganit, përballë listës me mundësi të mëdha investimesh në vend peshon presioni për “të bërë diçka ndaj pranisë gyleniste” në Shqipëri. Sigurisht, Turku i Madh ndoshta di shumë më tepër sesa thotë mbi praninë gyleniste këtu, përderisa u detyrua që “lajmin e tij të keq” ta bëjë publik, para mediave.
E nga ana tjetër, padyshim Tirana zyrtare mund të zgjedhë edhe të vazhdojë si deri tani, një rrugë të mesme të ekuilibruar: Mes miqësisë verbale me Ankaranë dhe vazhdimit të aktivitetit të “terroristëve” gylenistë, që duhet thënë se kanë reputacion të mirë për cilësinë e mësimdhënies.
Por… paratë nuk janë pak dhe ekonomia nuk është mirë. Çfarë do të bëjë Rama? / DITA
Rama ti leje turqit dhe turkoshekt e shqiperise te vrasin dhe presin njeri tjetrin… gjithome jeme bere mish per top per te tjeret. ne perondorine romake uhhtare, per greket ushtare, per turqit jenicere e ushtare… ka ardhur koha qe te rrime larg coft-largut, qofshin keta turq, arba, greke, apo te tjere.
-..shpresoj qe komuniteti mysliman ta sqaroje kete ngerç dhe te ndaje fene nga politika.
A kemi ne Gyleniste ?Zerat thone se kryetari aktual ka mbaruar anglisht ne turqi dhe nuk ka asgje te perbashket me detyren qe ushtron,pasi parametrat jane shkelur.Shpresojme per sqarime..
SHqipria ne mardhanje me Turqine sot eshte si plaka ne mese dy bukeve ?..Por te dyja buket duhet ti marre me zgjuarsine e saj.Tirana te kopjoje politiken e Titos qe ishte me lindjen dhe hante buken e perendimit .!
e sikur me bo atë të enverit??
të dy turqit jashtë!!
si mbetet hatri askujt!!
ti zgjidhin punët vet mes tyre!!
Dhe pastaj te degjojme pordhet e Janullatosit ! .”Anticensura…” duhet ta kuptoje mire , se eshte politika e sigurise se jashteme te vendit , qe e ka zgjedhur partner kryesor Turqine , dhe asnje arsye tjeter . Shqiperise i duhet e do t`i duhet Turqia , per aq kohe , sa qente e terbuar greke ,te mbuluar me veladonin e klerikut , do te lehin e kanosin kete vend . Por politikanet miope greke dhe idjotet si ti , nuk kane tru ta kuptojne kete ,se u ka verbuar urrejtja dhe etja per gjak .
Jo. Gylen eshte kunder qasjes neo otomane te Erdiganit dhe Davutogluse.Ky shkrim ka shume gabime te medha ndishta per shkak te mos njoihjes se ceshtjes.
Nje nder shkaqet e prishjes s etyre eshte politika proteksioniste qe Erdogan dhe Davutoglu ushtron ne Ballkan.
Gylen eshte kunder proteksionizmit te Turqise ndaj vendeve te Ballkanit dhe nderhyrjes ne punet e brendshme te shteteve ballkanike. Erdogan, nepermjet Neo otomanizmit kerkon te shtrije influencven turke ne Ballkan.
POrandaj kerkoi edhe shkollat ne Tirane qe ti marre dhe ti fuse nen ombrellen e shtetit te vet. Keshtu, nga keto shkolla do te dalin “neo otomane” terinj.
Ajo qe permendet aty sipasuria e Gylenit nuk eshte e tij, por e institucioneve te frymezuara prejk tij., Gylen vete nuk ka pasuri. Edhe vete jeton ne nje dhome 3×2 metra katror.
Levizja Gylen ka shkolla ne te gjithe boten dhe nje numer shume te madh ne USA, Australi, Japoni, Angli, Gjermani, France etj. Nese do perbenin rrezik atje, sigurisht qe do ishin mbyllur nga keto shtete me kohe.,
Sulmi qe Erdogan ju ben atyre ketu ka te beje me zgjedhjet ne Turqi dhe heqjen e tyre nga Ballkani dhe shtrirjen e influences turke ketu. Pa hequr gylenistet Erdogan nuk mund te futet ne Ballkan dhe sidomos ne Turqi.
Erdogan ka premtuar shume para edhe ne vende te Afrikes, te njejten gje beri dhe ne Shqiperi. Asnje nga keto vende nuk eshte ndihmuar dhe as ka bere gje kunder Levizjes Gylen.
Gjerat duhen parepak pertej folklorizmit te atyre qe mbushen autobuset si per piknik dje dhe shkuan per qofte ne Peze me “Babain”.
*sidomos ne Shqiperi
te ja fut keti diktatori musllimc
Rama te ule taksat dhe te permiresoje klimen e te berit biznes duke reformuar Gjykatat qe jane bere temerr per investitoret e huaj. kerkojme te kemi nje zhvillm te qendrueshem ekonomik. me parate e Erdoganit mbyllet ndonje vrime por nuk eshte kjo zgjidhja. nese flasim per standard nen mesimdhenies kolegjet turke jane me te miret ne vend. dhe nese I mbyllim ato per pak para te Erdoganit vajmedet
Ne nje shkrim me te pjekur se ky ketu lart thuhej:
Nese erdogan deshiron te mbylle keto institucione edhe i quan dhe rrjet terrorist eshte shume ironik fakti qe thote “ne i zevendesojme me te tjera po si keto institucione qe ju afrojne ju keto sherbime”!
Dhe tjetra pjese e rendesishme, Erdogani vjen ne Shqiperi si president i Turqise apo si kryetar i partise ne pushtet, hallet e tija ti zgjidhe me ke te doje ne kemi tonat qe na dalin e teprojne
Dhe e treta nese Erdoganit i duket vetja ne Tirane si ne Rize ketu ben gabim te madh, e po ta merrnin vesh ata te Rizes me premtimet boshe qe ben ne Tirane sdo e pranon me atje.
Shkurt secili te beje punen e tij dhe te mbaje pozicionin qe i takon…
Ne si shqiptare edhe pse mund te jemi te varfer dhe me halle shume prap jemi te kthjellet dhe krenare me ate cfare dime te zgjedhim. Nuk mund te ndikohemi nga vizita 1 ditore e nje kryetari partie qe deshiron te behet mbret dhe ndoshta neser te vije e te na kerkoje dhe toka ketu ne Shqiperi. Larg te tille njerezve driteshkurter.
Ky shkrim , si te gjitha ato ne media , eshte pjese e mashtrimit te opinionit publik ! Pervec te tjerave , qe jane anesore , ideja qendrore e ketij shkrimi eshte se Rama ka “sovranitet” per te vendosur !
Ku ? Ne nje koloni shumekombeshe si Shqiperia ? Rama nuk ka sovranitet (se per popullin shqiptar as qe behet fjale) , as per te caktuar se me ke do te lidhe kontratat nga prokurimet publike dhe jo me pastaj per tu futur ne mes te prirjeve politike nderkombetare !
Autori i shkrimit mundet t’i kish rene shkurt me pyetjen dhe titulli i artikullit mund te ishte : “Per ke do te vendosin amasadoret ne Skiperi , per Gylenin apo per Erdolegenin ?” !
Ne jemi thjesht “Hani i Stavros” i thone gjnokastritet !
Eh cme kujtuat nje perralle nga skutat e thella te femijerise…ishte nje here nje druvar qe jetonte me gruan e tij te re dhe te bukur ne mal…nje dite vendosi te shkonte me thelle se zakonisht ne pyll…papritur zbret nje mjegull e rende dhe ky humbet rrugen…ec e ec takon nje elf qe e kishte zene nje peme e rrezuar…i thote elfi:”o druvar fisnik te lutem me ndihmo te lirohem nga kjo peme plake qe me ka zene kemben se mund te me hajne ujqerit…”pse te te ndihmoj” i tha druvari…po me ndihmove te me heqesh kete peme, prit nje sofer prej saj dhe une do ti fryj asaj dhe ajo sa here ti kerkosh ti do te mbushet me ushqime…”sa do te gezohet nusja se lodhet shume duke gatuar” mendoi druvari….e liroi elfin dhe ky e mbajti fjalen…druvari mori sofren dhe vazhdoi te ecte…rruges takon nje shtrige te re qe ishte mbeshtetur e lodhur pas nje peme dhe po qante….”c’eshte me ty” i tha druvari…”ne fshatin tim erdhen jezuitet dhe masakruan te gjitha shtrigat vetem une shpetova dhe jam shume e uritur a ke dicka per te ngrene”…”o si jo” tha druvari dhe i nxori sofren…”aman o druvar ma jep mua kete sofer se ne shtrigat arratisemi gjithmone dhe skemi ku te gjejme per te ngrene, do na besh nder”…”ca do me japesh” tha druvari…”do te jap nje shami magjike qe kur e ve mbi plage sherohet ne vend”…druvarit ju prish mendja dhe nderroi sofren me shamine…ec e ec takoi nje ushtar te plagosur qe po renkonte nga plaget…”c’eshte me ty” tha druvari…”vij nga nje fushbeteje dhe po kerkoj nje mjek se kemi shume te plagosur dhe mjeket tone jane vrare”…druvari i vuri shamine mbi plage dhe ky u sherua…”aman o druvar ma jep mua kte shami se ne kampin tone kemi mijera djem te rinj qe po lengojne nga plaget”…”ca do me japesh” tha druvari…”do te jap kopacen time”…”c’eshte me te”…”thuaj verr kopace dhe do ta shohesh”…i tha druvari dhe filloi kopacja te fluturonte sa andej kendej e te vringellinte e te rrapellinte e xhindosur… theu tridhjete peme derisa u qetesua dhe erdhi tek kembet e druvarit…e nderroi druvari shamine me kopacen jo se ishte me e mire po ju dhimbsen ata djem nenash qe po vuanin ne fushebeteje…kur u kthye ne shtepi mendoi “sa budalla u tregova, do ti kisha bere qejfin gruas me sofren ose shamine”…por cte shihte…kishin ardhur cubat e malit dhe donin ti merrnin gru shpi e katandi…filloi druvari “verr kopace” e te filloi kopacja e te fluturonin burrat e maleve ca ne ajer ca ne perrua ca ne mullare e ca ne grope te gelqeres…tre ore desh kopacja te qetesohej derisa erdhi ke kembet e druvarit
..tashi po e gjetet ju se une akoma se kam gjet a beri mire druvari qe zgjodhi kopacen…
te kerkuarit e diçkaje ne kembim te nje gjeje tjeter kaq hapur dhe shemtuar, duke i vene njerezit ne pozite eshte e ulet dhe poshteruese. nese pushtetaret tane e pranojne kokeulur vasalitetin nga nje perandori e shperbere megallomane, atehere turp per ta!!!
Ai po t’u kerkoje vellezerve te benevrekeve, qe te qojne motrat e grate ne haremet e tij, prape keta do ta bejne, dhe do krenohen,…jemi vellezer….
Jemi i vetmi popull ne bote, qe nuk jemi shkeputur nga kolera turke….Pushtuesin, perdhunuesin, perqudnuesin tone, ne e quajme ….vella, …dhe i ngrejme lapidar ne mes te Tiranes….Ne kemi nje politike hale, qe e ka kthy kete vend ne qenef, dhe shqiptaret shihen me perbuzje ngado qe shkojne…..Ne quajme Europen “kurve”, kur ne jemi prostituta me e neveritshme e Europes….Me kontributin e vllaut te benevrekeve, jemi bere furnizuesi kryesor i isis ne Ballkan, duke u bere keshtu faktor destabilizues per rajonin….Kush te pranon ne Europe, kur nderkohe ben diversitet kundra saj dhe vlerave qe perfaqeson ajo, …..kush te pranon si klloun politik…paradite bojatisesh si me katolik se Papa, dhe ne …aksham ngre bythet perpjete….Diten i lepihesh Europes…naten turkut ….Vetem politika e paster dhe e qarte europiane, eshte rruga e vetme e kombit tone….çdo rruge tjeter, ne rastin me te mire eshte qorre, dhe ne rastin me te keq ,eshte ..antikombetare…..
Une nuk kuptoj pse DITA u dashka te hedh per diskutim nje ceshtje te Turqise …me pompe dhe ne faqe te pare …Ceshtja na fshik edhe ne , por .shqiptaret dhe politika shqiptare ka problemet e veta …. Sipas meje kjo deshmon varferine tematike te DITA-s.
Erdogan eshte ne lufte me te gjitha kancelarite perendimore duke filluar nga USA e deri ne Gjermani. Ky njeri nuk duron dot mendimin ndryshe,. nese je ndryshe te shpall terrorist. Eshte nje diktator qe berishume mire qe na e tregoi se cfare eshte edhe ketu ne Tirane.
Mos thurni teori konspirative, sepse sado interesante te jene meditikisht ato nuk i sherbejne interesit te pergjithshem, Shqiperise. Mbani mend: miqesine tone me Turqine nuk mund ta prishi as Amerika, as BE, perkundrazi ato e kane per detyre qe ta ndihmojne miqesine shqiptaro-turke, sepse vetem keshtu, me miqesine Shqiptaro – Turke, do te mund qe te ekzistoje Shqiperia EuroAtllantike. Gjerat duhen pare te lidhura ne planin strategjik. Taktikat dhe teknikat ndryshojne ne vartesi te situatave, rasteve, intersave te castit. Ti heqesh Shqiperise miqesine me Turqine, eshte njelloj si te ecesh me biciklete pa shale ne rrugen e gjate drejt BE, dhe brenda oborrit te madh te NATO. Boll me kundrabullundra, fanatikesh epileptik te jargavitur.
Por parate thote shkrimi me lart nuk jane pak dhe ekonomia nuk eshte mire.
Qe don te thote hyxhym drejt parave te Sulltanit Erdogan dhe rikthim ne sundimin otoman.
Or te rrofsha koken,a ndih cfare thue?
Ku jane patriotet islamike shqiptare qe nuk flasin kur perdhoset figura kryesore kombetare???…Apo ju duket vetja “patriote” sepse i dalin zot pushtuesit perdhunuesit, perqudnuesit 500-vjear te popullit tone….Ku jane ata “patriote” kuq e zi, qe brenda ne shtepine e tyre, fekalet turke injorojne simbolet tona me te shtrenjta???…Ku jane ata qenef-politikane, qe dikur ulerinin…e duam Shqiperine si gjithe Europa….Ku jane shoqeria civile, mbeturinat e llojit Muq, e gjithe ajo jashteqitje anadollake, qe flet gjithe diten per “tolerance fetare”, dhe ne anen tjeter perloten per xhihad???….Dhe xhihadin e shpallen boterisht ne mes te Tiranes, ne prezencen e nje neverie politikanesh dhe mbeturinash te helmuara benevrekesh….duke hedh poshte gjakun dhe sakrificat shekullore te popullit….Ku eshte “elita”turke shqipfolese, qe nuk proteston kunder dhunimit te objekteve te krishtera nga fekalet turke-arabe, pse nuk flasin se mbi themelet e ketyre objekteve, eshte hedhur kolera turke per te zhdukur identitetin??? Si nuk ju vjen turp dhe te vjellet, kur pretendohet per ngritjen e xhamive neper kala, te cilat jane ngritur pikerisht kunder pushtuesve, e aq ma teper kunder kesaj kolere???…Ne radhe te pare ky eshte turp dhe ofendim ,per ate pjese te popullit deshindent mysliman, qe jo per deshiren e tyre, quhen te tille,….dhe ne radhe te dyte eshte sakrilegj i rende qe i bahet popullsise se krishtere, te cilet sakrifikuan nder shekuj çdo gje per te ruajtur te paster identitetin….Dhe kryesorja ,kjo eshte nje goditje antikombetare, ne rrugen drejt Europes….
Kur do e arrestoje ERDOGANI KETE AMBASADORIN KETU SE SKA PUNU MIRE KUNDER GULENIT
Per mua ata nuk dallojne nga njeri tjetri. Si Erdogani poashtu edhe Gyleni jane antishqiptar!
Rama t’i perzere keta Gyleniste, pasi jane hajna, vjedhin e rrjepin shqiptaret. Ja nje fakt kuptimplot: Me te privatizuar TELEKOMIN, ku 20% i ka shteti, te gjithe ish-punnjsit e dikurshem te Telekomit dhe ata aktuale dorzuan nga 200.000 leke Letra me Vlere dhe kane te drejte te marrin cdo muaj nje pagese nga 20% i fitimeve qe nxjerr Telekomi dhe Eagle. Por deri tash Turqit e Gylenit, kuptohet me marreveshje me qeverine shqiptare, nuk u kane dhene as edhe ne qindarke punonesve te Telekomit. Prandaj, Qeveria jo vetem t’i perzere, por t’u kerkoi te paguajne te gjitha keto pagesa, ose ta shtetezoi Telekomin, si dhe t’i hedhi keta Gyleniste ne gjyq per kete mos-pagese, bashke me servilat gyleniste shqiptare qe kane rreth tyre, duke i gjobitur dhe ate gjobe t’ua shperndaje punonjesve qe nuk u eshte dhene ky lloj shperblimi, pasi kane paguar nga 200.000 leke me letra me vlere, te cilat i kane blere ne tregun e zi.
. Duke e pare me kete sy, Erdogani ka te drejte qe i quan keta Gylenistet terroriste. A ka terror me te madh qe te mos i japesh pagesen e ligjshme punonjsit?!
Katolikt shqiptar dhe ortodokst shqiptar nuk done as Gulan e as Erdogan.
Ky asht problem vetem per muslimant shqiptar.