Ka shkuar në dy numri i të vdekurve, pas një zjarri që përfshiu spitalin “Amerikan”, në kryeqytet. Një sherr mes dy pacientëve në spitalin privat, i ka marrë jetën dy grave, që ishin të shtruara në pavionin e Hemo-Dializës.
Fillimisht policia ka identifikuar se nga asfiksia ka ndërruar jetë 55-vjeçarja, Sanie Sulaj. Ndërkohë mësohet se viktimë ka mbetur edhe një grua e moshës 40- 45 vjeç, e paidentifikuar. Asaj i janë gjetur plagë të lehta në trup nga djegia, ndërsa nga informacionet e para mësohet se shkak i vdekjes të jetë asfiksia.
Rreth orës 11:00, të ditës së sotme pacienti Lefter C., 57 vjeç ka shkuar në dhomën e shtetasit D.Saraçi, 47 vjeç. Ai ka nxjerrë nga ka qesja një bidon me benzinë dhe ka spërkatur 47-vjeçarin, për t’i vënë më pas flakën.
Fillimisht me ndërhyrjen e infermierëve është bërë e mundur shuarja e flakëve, të cilat kishin përfshirë të dy pacientët.
Pavarësisht kësaj, flakët janë përhapur në gjithë pavionin e Hemo-Dializës, të spitalit “Amerikan”. U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të vënë nën kontroll flakët dhe për të nxjerrë jashtë pacientët e tjerë.
Sipas policisë 47-vjeçari Saraçi tani ndodhet i shtruar në sallën e reaminacionit pranë Spitalit Ushtarak, ndërsa autori i dyshuar ndodhet në spitalin “American 2”. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al





Duhet ti lidhni kembet e pacienteve me ato te krevateve..
KAFSHERI.
Cuditem se ku e ka gjetur pratagonisti yne benzinen aty? Spital pa ndonje standart, c’te thuash tjeter?
Albanistan…..
ajo que duhet t’ii cudite este si mundet nje jerrikan plot benzine me u fut ne nje salle dialyze ne nje spiral superperformant qe i thon petit spitali ma modern ne Tirane? Ma modern? po sigurisht jo per sigurine e patienteve,mbasi futen cdo lend aty(e ku, ne sallen e hémodialyses ku nul duhet te kishte hic vizitore) e nuk ka sigurite antizjarm