Sherri, Latifi pezullohet me 5 ndeshje nga Disiplina

Dita

Ndryshe nga herët e tjera, Komisioni i Disiplinës në FSHF është Mbledhur dje. Ai ka pritur përfundimet e javës së 11­të të Supëriores, për të gjykuar për shfaqjet antisportive dhe mungesën e “fair­play”­t në to. Dhe Disiplina ka qenë “e pamëshirshme” ndaj mesfushorit Liridon Latifi të Skënderbeut, të cilin e ka dënuar me 5 javë pezullim, pas kartonit të kuq të marrë për goditjen e mbrojtësit Gledi Mici të Kukësit.

Ndërkohë, klubet vazhdojnë të paguajnë para për sjelljen e pahijshme të tifozëve të tyre, të cilët në vend që të mbështesin skuadrat e tyre, vazhdojnë t’i “viktimizojnë” ato me gjoba financiare, tashmë të zakonta në çdo javë.

Vendimet

Flamurtari dhe Partizani, për sjellje të keqe të tifozerisë së tyre, dënohet secila me gjobë me vlere 100.000 (njeqindmije) leke, bazuar në nenin 66 të KDS.

Kukësi, për sjellje të keqe të tifozerisë së saj, dënohet me gjobë me vlerë 200.000 (dyqindmijë) lekë, bazuar në nenet 66/1 dhe 66/3 të KDS.

Lojtari i Skënderbeut, Liridon Latifi, për sulm ndaj lojtarit kundërshtar, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/1.e të KDS.

Zyrtari i Laçit, Kastriot Rama për sjellje ofenduese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe 50.000 (pesëdhjetëmijë) lekë, bazuar në nenin 56/1.a të KDS.

Lojtari i Luzi 2008, Krissel Prifti, për provokim të publikut, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 53 të KDS.

Zyrtari i Gramozi, Skënder Rustemi, për sjellje ofenduese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 56/1.a të KDS.

KF Tërbuni U-17, për mos paraqitje në ndeshje me Kastriotin U-17, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0, bazuar në nenin 55 të KDS.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *