OSHEE ka reaguar për një komunikatë të Policisë së Vlorës, ku thuhej se dy punonjës të saj janë konfliktuar me mjete të forta.
Sipas OSHEE-së, të dy personat nuk kanë lidhje me këtë kompani. Ajo shkruan në një komunikatë se personat e konfliktuar janë, njëri elektricist pranë Bashkisë së Vlorës dhe tjetri i njohuri i tij.
