Sherri mes aktorëve të 2xL, Jul Deda tregon të vërtetën

Ornela

Dje në mbrëmje e deri sot po përflitet për një konflikt publik midis Jul Dedës dhe Albano Bogdos. Dy figurat e njohura dhe të dashura për publikun, duket se kanë folur me tone të ashpra përkundrejt njëri tjetrit, në një lokal në Tiranë.

Media të ndryshme po flasin se dy artistët kanë arritur edhe në sulme personale dhe që shumë pak i ndante nga dhuna fizike.

Por lidhur me këtë lajm ka reaguar vetë aktori Julian Deda përmes një statusi të tij në Facebook ku sqaron se jo çdo sherr profesional mund të cilësohet si luftë.

“Duke vënë re interesimin pas një lajmi të dalë dje në media, më duhet te sqaroj, se jo çdo sherr duhet interpretohet si luftë. Aq me tepër kur bëhet fjalë për një debat profesional, që besoj se është normale për profesionistet që punojnë gjithë ditën bashkë. Pra, asgjë për t’u shqetësuar. Shfaqja vazhdon, në orën 21:00 ka Apartament 2xL..! Faleminderit”, shkruan Jul Deda.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *