Sherri mes deputetëve, mblidhet Konferenca e Kryetarëve për penalizimet

redaktor

Konferenca e Kryetarëve mblidhet pasditen e sotme për të diskutuar mbi përplasjen fizike mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe atyre Socilaiste në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Kështu, mesditën e djeshme, deputeti i PD-së, Gent Strazimiri dhe deputetit të PS-së, Armando Prenga u konfrontuan fizikisht mes tyre, përplasje e cila erdhi si pasojë e replikave dhe debateve të ashpra gjatë punimeve në Komisionin parlamentar të Ligjeve. Në këtë debat u përfshi fillimisht deputetit Strazimiri me socialistin Xhemal Qefalia, duke iu bashkuar më pas dhe deputeti Prenga.
Në shenjë proteste opozita parlamentare braktisi sot punimet e Komisoneve të Sigurisë, atij të Jashtëm dhe të Ligjeve. Gjithashtu, PD ka depozituar dhe kallëzim penal për dy ligjvënësit socialist.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *