Sherri në bankën e Beratit, 52 vjeçari godet me grushte drejtorin

Leda Hysa

Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka goditur me grushte drejtorin e një banke të nivelit të dytë në ambientet e punës.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit T. K., i cili pas një debati me drejtorin e kësaj banke, ka dhunuar këtë të fundin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *