Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme Eduart Xhaferin, 54 vjeç si autor të dyshuar të vrasjes së Lulzim Qamës ditën e djeshme në sherrin tragjik që u mori jetën dy personave.
Kështu, Xhaferri dyshohet se ka qëlluar me mjete prerëse Qamën, i cili rezulton se ishte me probleme mendore.
Qama nga ana e tij, pati qëlluar me thikë një koleg tjetër, Yzedin Shallarin, që ndërroi jetë në spital.
Shtetasi Eduart Xhaferri në momentin që është goditur me thikë nga shtetasi Lulzim Qama ka qenë brenda mjetit tip Nissan, ku edhe menjëherë ka marrë armën e gjahut dhe ka goditur shtetasin Lulzim Qama.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provave materiale mjetet e kryerjes së krimit:
- arma e gjahut tip Shotgan dhe
- thika.
