Sherri në Levan dhe plagosja në Urgjencë, të arrestuarit dalin para gjykatës

J L

Jepen sot masat e sigurisë për 5 të arrestuarit e konfliktit që ndodhi fillimisht në Levan e pastaj në ambientet e Spitalit Rajonal të Fierit.

Në gjykatën e Fierit jepen masat për Daniel Braçen, 21 vjeç banues në Levan, Gazment Braçen, 22 vjeç, banues në Levan, të akuzuar për veprat penale vrasje me dashje e mbetur në tentativë si dhe goditje për shkak të detyrës e punonjësit të rendit publik.

Pritet të mberrijnë në gjykatë Aldi Zhapaj, 22 vjeç, banues në Ferras dhe Emiglent Kararaj, 32 vjeç banues në Vlorë, të cilët akuzohen për vrasje me dashje e mbetur në tentativë si dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

Për Aleksandër Zhapaj, 51 vjec banues në Ferras, i cili është plagosur me armë zjarri dhe është dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar masa do të jepet në mungesë, pasi ka dërguar një shkresë, ku thotë se nuk është në gjendje shëndetësore për t’u paraqitur në gjykatë.

Gjyqtar i çështjes është Pirro Sota, ndërsa prokurore Eglantina Shehu.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *