Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës së kaluar në një fshat të Librazhdit. Pronësia mbi tokën është bërë shkaku i një konflikti që për pak sa nuk është shndërruar në tragjedi. Pas një sherri për tokën, Jashar Hoxha i ka hedhur benzinë në trup dhe i ka vënë flakën bashkëfshatarit të tij, S. Poçi.
I dëmtuari është dërguar menjëherë në spitalin Ushtarak, ku po merr mjekim për djegiet e rënda në trup. Ndërkohë, policia e Librazhdit ka arrestuar Hoxhën, i cili akuzohet për tentativë vrasjeje.
