Punimet në sheshin “Skënderbej”, devijon trafiku rrugor

redaktor

Bashkia e Tiranës njofton qytetarët se nga dita e Hënë, datë 26 Shtator 2016, në vijim të zbatimit të fazës së parë të projektit të “Rikualifikimit Urban të Sheshit Skënderbej”, do të bëhet bllokimi i trafikut për kalimin e automjeteve në segmentin nga Muzeu Historik Kombëtar në drejtim të Ministrisë së Energjisë.

Qarkullimi i makinave do të vijojë normalisht përpara Muzeut Historik Kombëtar në drejtim të Rrugës së Durrësit, si dhe në rrugën përpara selisë së Partisë Socialiste.
Faza e parë e punimeve në “Sheshin Skënderbej” përfshin punimet për kompletimin e sistemit të kanalizimit të ujrave të shiut, si dhe atë të shatërvaneve, dhe më pas do të vazhdohet me nënshtresat dhe shtresën përfundimtare të gurëve nga gjitha trevat shqiptare. Punimet e kësaj faze do të zgjasin 12 muaj.Të gjitha këto zona punimesh janë të ndara në segmente të ndryshme kantieresh të vogla, për të bërë të mundur qarkullimin normal të qytetarëve dhe mjeteve.

1
Share This Article
2 Comments
  • Kesaj nisme prish e nderto,dhe nderto e prish kur merr pushtet se paguan taksapakuesi popull,i duhet prokurorise se llalles gjysem emigrat familjarisht,ti jape shpjegim.Askush ne boten e qyteteruar nuke ka force te keq manaxhoje,apo keq perdore te ardhurat nga taksat,pa pelqimin e vete taksapagesve.C’do investim qe behet nga taksat merr pelqimin e vete taksapaguesve,sepse kesaj i thone;prish e grabit sa ke pushtetin.Ndaj dukurive te till grabitqare,apo keq perdoruese brenda bandave blu-roze,taksapaguesi i keq perdorur duhet te protestoje per abuzimin e qeverise me taksat,ndyshe praktikat prish e nderto,e nderto e prish kur te vish ne pushtet se populli paguan do te jete nisma e nje varferie nen diktature,por me dy kishta lart,dhe nje gisht prapa.Turp per shqiptaret qe vazhdojne dhe lejojne grabitje te tilla nga forca e pushtetit te superkriminaizuar e te superkorruptuar ne dite e vite.Ne mbrojtje te moralit e dinjitetit njerezore populli sa nuke eshte vone duhet te protestoje per ti thene NDAL grabitjes me fuqin e pushteteve.

  • Ec nje Bashki prish sheshin Skenderbej,ec nje qeveri prish sheshin Skenderbej.Ec nje Rame i fut ca karabina “Belge” tek sheshi Skenderbej,ec nje Bashe i futi nje parcele Lines sheshit Skenderbej.Ore delirantet e llumit te proletariatit!,Lereni sheshin Skenderbej si e projektoi,si e ndertoi,si e dhuroi fashisti Italian arkitekti Bosio.Lereni si e ndertuan fashistet e mallkuar,se te vetmet gjera te vlera ne ate Tirane,jane ato qe ndertuan fashistet.50 vjet kaluan buldozet e Stalinit,diagacet e Hrushovit,tanket e Mao tse Tungut dhe nuk e prishen dot.10 parada ushtarake duroi ai shesh dhe nuk u thye nje pllake.Ju nuk dini te ndertoni,dini te shkaterroni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *