Sheshi “Skënderbej” do të kthehet në pedonale

Saimir Lleshi

Sheshi “Skënderbej” në kryeqytet do të kthehet në pedonale. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot vitin e ardhshëm ky shesh do t’u kthehet qytetarëve.

“Dua të falenderoj të gjithë qytetarët që po shijojnë ‘zemrën’ e qytetit, e cila zakonisht pushtohet nga makinat, ndërsa sot është pushtuar nga fëmijët, nga biçikletat dhe nga ata që duan të ecin. Në fakt, kjo i paraprin projektit tonë për sheshin ‘Skënderbej’. Vitin tjetër, sheshi ‘Skënderbej’ do të kthehet në pedonale”, theksoi ai.

Lajmin e bëri me dije kryebashkiaku Veliaj gjatë festimeve për Ditën e Çlirimit. Kryebashkiaku tha se aktivitet e programuara do të vijojnë gjatë gjithë ditës dhe do të kulmojnë me koncertin e këngëtarit të njohur anglez, John Newman.

“Sot, të gjitha institucionet do të jenë të hapura deri në mëngjes, lokalet po ashtu kanë marrë leje 24-orëshe për të vijuar punën, meqenëse nesër është një ditë zyrtare pushimi”, shtoi. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *