Shfajësimi i Rusisë!

Saimir Lleshi

Rusia ka hedhur poshtë pretendimet për krime lufte në Siri nga ana e saj, pasi avionët bombardues rusë shkatërruan dy spitale dhe një shkollë duke lënë pas të paktën 50 vite e dhjetëra të plagosur.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se “ata që bëjnë deklarata të tilla, nuk janë në gjendje t’i mbështesin ato me prova”.

Të hënën, reth 50 njerëz janë vrarë nga sulmet me raketa në së paku katër spitale dhe dy shkolla në zonat e kontrolluara nga rebelët në Siri.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se sulmet “e qëllimshme” kundër caqeve të tilla “mund të llogariten krime lufte”.

Ministria e Jashtme e Turqisë ka fajësuar Rusinë për këto sulme.

Ato kanë goditur të hënën dy spitale dhe dy shkolla në qytetin Azaz, pranë kufirit me Turqinë, dhe së paku dy spitale në qytetin Marat al-Numan. /Dita/

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *