Shfaqet Hëna e Kuqe në agimin mes 15 dhe 16 majit, si u vëzhgua afër Shqipërisë dhe nga se shkaktohet

redaktor

Hëna është “veshur me të kuqe” natën me 15 dhe 16 majit.

Ka ndodhur mbrëmë dhe në agim eklipsi i saj i plotë, i ashtuquajturi  “Hëna e Kuqe”.

Fenomeni ishte i dukshëm edhe nga Italia, por vetëm për pjesën e parë.  Kulmi, për fat të keq, ishte në agim, kur Hëna perëndoi dhe për rrjedhojë nuk ishte e vëzhgueshme.

Unioni Italian i Astrofilëve (Uai) organizoi një aktivitet në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Astrofizikës (Inaf) i cili filloi në orën 21:00 të së dielës (15 maj), të cilin e transmetuan drejtpërdrejt.

Eklipsi u pa vetëm nga ata që ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga gjumi.

Ngjarja u transmetua drejtpërdrejt nga Projekti i Teleskopit Virtual, me imazhe nga Roma dhe Amerika, duke filluar nga ora 03.32 me orën italiane.

Gjatë procesit hëna mori ngjyrën karakteristike që i jep emrin fenomenit: kjo për faktin se në atë moment atmosfera e tokës drejton pjesën e kuqe të spektrit elektromagnetik drejt satelitit.

Kur Hëna ishte plotësisht brenda konit të hijes, faza totale filloi në orën 05:29 me orën italiane dhe arriti maksimumin në orën 06:11.

Në njërën fazë të tij, eklipsi i plotë ishte i dukshëm me sy të lirë, edhe pa ndihmën e dylbive apo teleskopit.

Viti 2022 do të na ofrojë edhe një eklips të dytë, më 8 nëntor.

i.b. / dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *