Grupi i Shtetit Islamik ka publikuar një video të një burri që pretendohet të jetë lideri i ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi, i cili zotohet të marrë hak për humbjen e territorit të tij. Në fakt ai nuk është parë dhe shfaqur në media që nga viti 2014, kur u shpall nga Mosuli krijimi i një kalifati në disa vende të Sirisë dhe Irakut.
Por në këtë video të re, Bagdadi e pranon humbjen në Baghuz, bastionin e fundit të grupit në rajon dhe thotë se do të hakmerret. Sipas autoriteteve amerikane nuk dihet se kur është regjistruar videoja, ndonëse ISIS pretendon se është realizuar në muajin prill. Videoja është postuar në rrjetin mediatik al-Furqan që kontrollohet nga grupi militant.
Një zëdhënës i departamentit të Amerikës ka thënë se videoja do të inspektohet nga analistët për të gjetur origjinën, duke shtuar se koalicioni i udhëhequr nga Amerika mbetet i angazhuar për tu siguruar që çdo udhëheqës që ka mbetur gjallë të dorëzohet.
Sipas liderit të ISIS, sulmet e pashkëve në Sri Lanka u bënë për hakmarrje, për shkak të largimit të kontrollit të ISIS në qytetin sirian të Baghuzit edhe pse nuk dihet lidhja dhe nuk jepen më shumë sqarime. Ai bën thirrje protestash nga militantët në Burkina Faso dhe Mali. Sipas liderit të ISIS, xhihadi është e vetmja zgjidhje për të mposhtur tiranët dhe se sulmet nuk kanë mbaruar ende.
l.h/ dita

Me urdher direkt nga tel aviv+Washington, vendet Islame Po bashkohen, Po I vjen fundi Zionizmit