Shfrytëzonte djalin 13-vjeçar për lypje, nën akuzë nëna

redaktor

Policia vendore ka ndaluar dje dhe më pas procedoi në gjendje të lirë një 37-vjeçare nga Bitincka e Devollit, pasi akuzohet për shfrytëzimin e fëmijës së saj të mitur për lypje në disa qytete. Burime zyrtare bënë me dije se i akuzuari është L. K., i cili dyshohet se për një periudhë të gjatë kohe, ka shfrytëzuar si lypës në disa qytete (Korçë, Pogradec, Devoll dhe Tiranë), djalin e saj të mitur me inicialet F.K., i moshës 13 vjeç, duke përfituar vlera monetare nga kjo veprimtari. Pas marrjes në pyetje dhe komunikimit të akuzës, 37-vjeçarja u la e lirë, ndërsa u justifikua se është nxitur nga shkaqet e vështira ekonomike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *