Shfrytëzonte lokalin për prostitucion, në pranga 46-vjeçarja

Ornela

Policia ka goditur një rrjet prostitucioni në qytetin e Gjirokastrës, gjatë natës së kaluar, duke vënë në pranga tre shtetas. Uniformat blu njoftojnë se kanë arrestuar pronaren e lokalit, Vasilika L., 46 vjeçe, dhe kamerieren, E. A., 34 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëra-tjetrën shfrytëzonin për prostitucion vajzat, në ambientet e lokalit.

Gjithashtu, në pranga ka rënë dhe shtetasi Vladimir Koleta, 50 vjeç, i cili akuzohet për moskallëzim të krimit.

Sipas policisë, “Vasilika L. ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj duke siguruar lidhjet e tyre me shtetasen E.A. kundrejt shumave të ndryshme“.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3000 lekë dhe 5 telefona celularë.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *