Policia greke ka arrestuar sot një shqiptare 53-vjeçare, e cila ishte në kërkim nga Interpoli i Maqedonisë e akuzuar për shfrytëzim prostitucioni.
Bëhet e ditur se gruaja shfrytëzonte vajza të minuta nga Shqipëria duke I mbajtur me forcë. Të miturat ishin mashtruar prej saj në vitin 2012, kohë kur ajo u kishte premtuar se do t’u gjente punë në klube nate jashtë vendit.
Arrestimi i 53-vjeçares u bë teksa ajo po tentonte që të kalonte kufirin për të hyrë në Shqipëri
Policia greke ka arrestuar sot edhe një shqiptar të arratisur nga burgjet në vitin 1997, i dënuar për përdhunim. /E.K
