“Shfuqizimi i Speciales, një vendim i pamatur”

DITA Online

 

Analisti i njohur amerikan, Daniel Serwer konsideron se, shfuqizimi i ligjit për Gjykatën Speciale të Krimeve të Luftës nuk do të ishte një vendim i matur.

Në intervistën e dhënë “Zërit të Amerikës”, Serwer këmbëngul të tregojë se një veprim i tillë do të kishte pasoja për marrëdhëniet e Kosovës me Brukselin dhe me Uashingtonin.

“Nuk mendoj se kjo i intereson Kosovës, – shprehet ai. – Kosova është një vend sovran, është një demokraci dhe anëtarët e Parlamentit mund të ngrenë çdo çështje që dëshirojnë. Por kjo nuk do të thotë se do të ishte veprim i mençur ngritja e çështjeve të tilla”.

“Le ta themi hapur: arsyeja që gjendemi përpara kësaj situate janë të metat e sistemit gjyqësor në Kosovë. Kjo gjykatë nuk do të ekzistonte, nëse Kosova do të kishte bërë atë që duhej bërë për të vendosur sundimin e ligjit”, vazhdon Serwer.

Në sytë e analistit, motivet e nismës duhen kërkuar te personat që përpiqen t’i shpëtojnë përgjegjësisë dhe nuk duan që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të ndotet nga akuzat për veprime të jashtëligjshme.

“Por siç e shikoj unë, do të ishte shumë më keq, që individë të caktuar të mos vihen para përgjegjësisë për veprime të tilla, gjë që do të përlyente krejt emrin e kësaj organizate”.

“Në qoftë se ka njerëz që kanë qenë përgjegjës për veprime ilegjitime, ata – thotë analisti, – duhet të nxirren para drejtësisë”.

Të premten, 43 deputetë kërkuan në mënyrë të beftë, përmes një peticioni, mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, duke shkaktuar alarmin e përfaqësuesve ndërkombëtarë, të cilët hynë në ambientet e Kuvendit.

Sipas një burimi të cituar nga “Koha Ditore”, shkaku i nismës së papritur ishin informacionet për ngritjen e aktakuzave të para ndaj disa politikanëve në prag të Krishtlindjes.

Share This Article
4 Comments
  • Ushtria e Kosoves ndyhet nga Serbia ne menyre qe te barazohet viktima dhe viktimizuesi. Serbia po rehabilitohet dhe po behet engjell dhe shqiptaret po demonizohen. Kjo nuk eshte e drejte z. Analist. Nuk na e mbush mendjen. Aresyeja tjeter e kesaj gjykate eshte te mbahen nen kontroll politikanet e larte kosovare. A mund te denohet NATO per fatkeqesite dhe vdekjet e civileve nga bombat qe hodhi. Perse nuk ngrihet nje gjykate speciale per vrasjet pa dashje te NATO-s? Keshtu eshte edhe me Kosoven dhe UNC te Kosoves. Ata ngriten armet te mbroheshin nga pushtuesi dhe sigurisht qe eliminuan edhe bashkepunetoret e UDB-se dhe spiunet qe i sherbenin Serbise. Tani keta heronj duhen denuar. Nuk jemi dakord z. Analist. Shko bej analiza te tjera sepse persa i perket kesaj analize lini per te desheruar.

  • Ndikimi serbo-sllavo -ruse po ndikon dhe po i shkakton trauma si Kosoves e njashtu Shqipnise!! Veprimet e tilla te befasishme ,pa ndonji analize paraprake e shkencore ,njashtu sikur votimi symbyllaz i Shqipnise po e frenon qeshtjen shqiptare per zhvillim ekonomik ,per inkuadrim ne BE etj.Megjithate populli i Kosoves edhe i Shqipnise eshte i rreshtuar me perendimin e SHBA-te dhe besoj qe se shpejti kjo klase mjerane dhe e korruptuar do te anashkalohet dhe ne pushtet do te vijne bije e bija shqiptare qe punojne per kombe e per shtet…

  • KJO GJYKATE ESHTE ANTILIGJORE DHE
    ANTIDEMOKRATIKE

    Boll e shkaterruan drejtesine e Kosoves me Gjykatesit dhe prokuhorat e sterkorruptuar te EUROLESHIT!
    Gjykata Speciale per Kosoven eshte sntikushtetuese dhe synon te vere ne nje plan si terrorizmin Shteteror serb edhe luften per liri te popullit te Kosoves, si ujkun dhe qingjin , sic e deklaroi hapur edhe Gjykatesi Gjerman ne Gjykaten e Hages, diten qe perfundoje misionin e saj.

  • Shkurt e Bukur

    KJO GJYKATE ESHTE ANTILIGJORE DHE
    ANTIDEMOKRATIKE

    Boll e shkaterruan drejtesine e Kosoves me Gjykatesit dhe prokuhorat e sterkorruptuar te EUROLESHIT!
    Gjykata Speciale per Kosoven eshte sntikushtetuese dhe synon te vere ne nje plan si terrorizmin Shteteror serb edhe luften per liri te popullit te Kosoves, si ujkun dhe qingjin , sic e deklaroi hapur edhe Gjykatesi Gjerman ne Gjykaten e Hages, diten qe perfundoj misionin e saj .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *