Shi nën tingujt e “Metallica”, një koncert madhështor në Milano

J L

Mbrëmjen e 8 majit u zhvillua koncerti epik i “Metallica” në Milano.

Plot 47 mijë vetë u mblodhën në Hipodromin e Milanos, pavarësisht shiut të dendur.

Siç përshkruhet edhe nga mediat vendase, kjo mbrëmje solli një nostalgji të jashtëzakonshme mes grupit dhe publikut.

“Metallica” e ngriti në këmbë Hipodromin e Milanos, e shiu ishte një element mjaft i veçantë në këtë rast.

“Reshje të tilla nuk ishin parë që nga koha e Bruce Springsteen në vitin 2003 në San Siro”, thotë “Corriere della Sera”.

Katër “kavaljerët” e metalit, siç i quan ajo pjesëtarët e “Metallica”, e elektrizuan publikun me stuhinë e tingujve të tyre. Njerëzit këndonin e hidheshin përpjetë të përfshire nga euforia.

Grupi dha maksimumin në skenë, vazhdon “Corriere”, me këngë si “One”, “Master of Puppets”, “For Whom the Bell Tolls” dhe “Creeping Death”, dhe himnin e tyre të padiskutueshëm “Nothing Else Matters”.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *