Natyra të mahnit shpesh me bukurinë e jashtëzakonshme të saj.
Një prej këtyre momenteve është fiksuar në aparatin fotografik të një udhëtari në Hardangerfjord në Norvegji. Duket sikur një shi yjesh zbret nga qielli për t’u derdhur në ujëvarë.
Yjet përbëjnë galaktikën Rruga e Qumështit, reflektimi i të cilës në ujëvarë e bën ujin të duket më i bardhë, njësoj si ngjyra e tyre. fotoja është shkrepur nga Tore Heggelund, i cili po udhëtonte rastësisht me makinën e tij gushtin e kaluar.
“Po kthehesha me makinë nga Bergeni. Ishte një natë e kthjellët gushti dhe ndalova të bëj disa foto. Nuk kishte hënë dhe kushtet ishin ideale për një foto të tillë”, thotë ai.