“Yahoo Sport France” ka lëshuar “bombën”, ditën e diel, duke shkruar se Manchester City është gati të paguajë klauzolën prej 300 milionë euro duke e marrë Lionel Messi nga Barcelona. A ju duket e pamundur?! Pasi Neymar u transferua nga Barcelona te Paris SG për 222 milionë euro, nuk ka më asgjë të pamundur në merkaton e futbollit botëror.
Barcelona ka bërë të ditur publikisht se ka arritur marrëveshjen e re me Lionel Messi deri në qershor 2021, por pavarësisht deklaratave konfirmuese nga të dyja palët, argjentinasi ende nuk e ka hedhur firmën në kontratë
Gazetari francez, Romain Collet-Gaudin, duke u bazuar te disa burime të tija në klubin e City, ka shkruar se kjo skuadër ka nisur projektin madhor për të blerë Lionel Messi në verën e ardhshme kundrejt 300 milionë eurove, aq sa parashikon klauzola për prishjen e kontratës së tij në “Camp Nou”, duke imituar lëvizjen e Neymar.
Barcelona ka bërë të ditur publikisht se ka arritur marrëveshjen e re me Lionel Messi deri në qershor 2021, por pavarësisht deklaratave konfirmuese nga të dyja palët, argjentinasi ende nuk e ka hedhur firmën në kontratë dhe kjo e ka shtyrë klubin e City të mendojë për një ofertë prej 300 milionë euro, nisur edhe nga fakti që trajneri i tyre Pep Guardiola mund të jetë zgjedhja e parë e argjentinasit në momentin që mund të vendosë të largohet nga “Camp Nou”.
