Autorja Annalisa Lo Monaco ka publikuar një artikull në Vanilla Magazine ku ndër të tjera flet edhe për “sundimtarin më pak të njohur europian të shekullit XX por me siguri më ekstravagantin”.
Është fjala për Ahmet Zogun (1895-1961).
“Zogu I e kishte shpallur veten mbret të shqiptarëve në vitin 1928 dhe ishte sundimtari i vetëm i besimit mysliman në Europë. Quhej Ahmet Myftar Bej Zogolli, ishte i biri i një pashai, një udhëheqësi fisnor që dominonte feudin e Matit. Në vitin 1912, Shqipëria u bë shtet i pavarur, edhe pse nën ndikimin e Habsburgëve, dhe i riu Zogolli nisi një karrierë politike, me një ngjitje të shpejtë në pushtet pas vitit 1920, kur Lufta e Parë Botërore kishte ndryshuar strukturën e e Europës” – shkruan autorja, cituar nga DITA.
Ajo jep dhe një numër interesant të atentateve ndaj tij.
“Zogu I, që nuk u konsiderua kurrë si një sovran “i vërtetë” nga monarkët e tjerë europianë, gjatë mbretërimit të tij të shkurtër, shënoi mori një rekord të paarritshëm:i mbijetoi 55 atentateve që synonin t’i merrnin jetën. Zogu I rrallë shfaqej në publik, i rrethuar gjithnjë nga rojet e tij besnikë, të cilët ishin nga fisi i tij, dhe për të njëjtën arsye, nëna e tij sj ishte në krye të mbikëqyrjes së kuzhinës mbretërore, për të parandaluar çdo përpjekje për helmimin e të birit” – shkruan Annalisa Lo Monaco.
Artikulli veçon atentatin ndaj tij para se të bëhej mbret më 23 shkurt 1924, ndërsa Zogu ndodhej në Parlament.
“Beqir Valteri qëlloi dy herë mbi të, në njërën dorë dhe në shpatull, por mbreti i ardhshëm u ul gjithsesi në tryezën e tij, duke thënë:”Gjëra të tilla ndodhin shpesh – ne nuk mund të themi se kur apo ku – prandaj ta marrim këtë çështje me qetësi”. Edhe pse atentatori u “fal”, porositësi i supozuar, opozitari Avni Rustemi, u vra disa muaj më vonë. Një ngjarje që flet shumë për karakterin e Zogut” – shkruhet në artikull.
n.s. / dita

Ku je katandisur o gazeta “DITA”? Po ku I numeroi autorja Annalisa Lo Monaco 55 atentatet? Pse nuk i permend me radhe? Zogu ka qene object I dy (2) atentateve: njeri nga Beqir Valteri (1924) dhe tjetri nga emigrantet antizogiste ne Vjene (1931). Mjafton qe autori te jete I huaj dhe ju menjehere e nxirrni ne gazete, pavaresisht nga niveli I varfer I shkrimit…
Mbreti Zog nuk u quajt e u vleresua nga perendimoret asnjehere si mbret i vertete sepse ishte shqiptar dhe jo .gjerman , austriak apo italjan sic donin t”a binin ata te gatshem .Kur mendon humbjet qe solli kjo mosrealizim i perendimoreve nga ana ekonomike mendoj mbretin gjerman te Greqise qe i solli jo pak zhvillim vendit fqijne them se ky mallkim na ndoqi ne dekadat e ardhshme !!Mbreti Zog ndejti pak ne pushtet ,u mundua e beri sa mundi per situaten e kohen e nuk mbylli e persekutoi popullin e vet si demoni pasadhes .
Epo cfare t’u thuash ketyre injoranteve trushplare nga propaganda e helmuar komuniste qe vuajten si qen 50 vite me barkun bosh dhe brekegrisur dhe akoma thone rrofte enveri
Ishte fatkeqesi shqiptare, se te ishte fatmiresi, do goditej me te parin.Kjo dihet e njeihet mire.Kush ishte me nder me than, Salep sulltani, qe na u be “mbret”.”I biri i Kainit,tepdel si bari”
Zogu la qene gay. Ka dokumente.
Po si ta njihnin mbreterite europiane me tradita qindra vjecare kur ai erdhi nga hici e jo nga aristokracia tadicionale. Familje aristokrate shqiptare te njohura nga historianet europiane te asaj kohe jane vetem ato qe rrjedhin nga koha e Skenderbeut! Te vetmit qe e kuptuan kete ne Shqiperi ishin Toptanet qe me pas u munduan te lidhnin prejardhjen e tyre me Topiajt.