Përdorimi i kondomëve është thuajse një domosdoshmëri, veçanërisht kur bëhet fjalë për ata që duan të kenë disa partnerë seksualë.
Por ka një fakt interesant: 25 përqind e burrave thonë se kur vendosin kondomin e humbasin ereksionin.
Si rrjedhojë ata nuk e përdorin kondomin.
Siç kuptohet, ky është një problem, jo vetëm shëndetësor.
Mospërdorimi i kondomit, veçanërisht, kur ke marrëdhënie seksuale me shumë partnere bën të rriten shumë shanset që të prekesh nga sëmundje seksualisht të transmetueshme.
Mos harrojmë që niveli i këtyre sëmundjeve është bërë epidemik.
Mungesa e ereksionit nga përdorimi i kondomit është problem psikologjik dhe si i tillë duhet trajtuar.
Burrat që kanë këtë problem nuk kanë nevojë për andrologun por për psikologun.
b.m. / dita
