Shifra të frikshme nga Spanja, 932 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit

J L

Spanja ka shënuar një tjetër bilanc tragjik viktimash ku vetëm në 24 orë kanë ndërruar jetë 932 persona, duke e çuar kështu numrin total të viktimave në 10 935.

Mediat spanjolle raportojnë se numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 117.710.

Mbrojtja Civile e Katalonjës ka rekomanduar që të gjithë qytetarët spanjollë të vënë maska para se të dalin nga shtëpitë e tyre për të bërë blerje, gjithashtu edhe doreza për të mos prekur drejtpërdrejt ushqimin me duart e tyre.

Bilanci i viktimave në ditët e fundit:

25 Mars: + 738

26 Mars: + 655

27 Mars: + 769

28 Mars: + 832

29 Mars: + 838

30 Mars: + 812

31 Mars: + 849

1 Prill: + 864

2 Prill: + 950

3 Prill: +932

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *