Maqedonia e Veriut ka regjistruar sërish shifra të larta të të infektuarve me koronavirusin e ri.
Ministria e Shëndetësisë maqedonase, ka njoftuar për 21 persona të vdekur dhe 947 të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton ky virus.
Të dhënat i referohen testimit të 3.450 mostrave ndërsa njoftohet edhe për 397 persona të shëruar nga COVID-19. Sipas raportit të publikuar, në Shkup jetën e kanë humbur gjashtë persona (91, 90, 87, 66, 68, 78) në Berovë tre persona ( 59,51,70) nga dy në Kumanovë (72, 71) Negotinë ((79,78), Gjevgjeli (59 dhe 83 vjeç) dhe nga një viktimë në qytetet e Koçanës (66), Krushevës (74), Bogdancit (54) dhe Demir Kapisë (75).
Është raportuar se 19 persona kanë vdekur në spitalet e vendit ndërsa dy të tjerë në shtëpitë e tyre.
Numri më i madh i të infektuarve vazhdon të jetë në Shkup, gjithsej 453 raste.
h.b/dita
