Shifrat alarmante nga prania e variantit “Delta” / Kosova, vendi me vdekshmërinë më të lartë në botë, 85 viktima javën e fundit

Edlira Shehu

Prania e variantit “Delta” ka rritur ndjeshëm numrin e rasteve të reja dhe viktimave në të gjithë botën, por vendi më i prekur është Kosova.

Nga të dhënat e Universitetit Johns Hopkins rezulton se Kosova është vendi me vdekshmërinë më të lartë për 1 milion banorë, bazuar në shifrat e jetëve të humbura të kësaj jave. Nga data 20 deri më 26 gusht, në Kosovë kanë humbur jetën 85 persona si pasojë e koronavirusit.

Për shkak të shifrave, qeveria e Kosovës vendosi të rikthejë kufizimet e lëvizjes dhe të shtyje hapjen e shkollave. Mësimi do nisë më 13 shtator, ndërsa nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit ka ore policore. Ndërsa, lokalet hoteliere, restorantet dhe kafeteritë do të punojnë deri në orën 21:30 dhe atë në ambientet e hapura. Të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë në pikë- kalimet kufitare duhet të paraqesin dokumente përkatëse, siç janë dëshmia e vaksinimit, testi PCR i bërë në 72 orët e fundit, ose testi serologjik jo më i vjetër se 30 ditë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se masat kundër pandemisë i ndërmarrin konform situatës epidemiologjike në vend. “Tani që situata u përkeqësua jemi të detyruar të marrim masa kufizuese që kanë për qëllim ndërprerjen sa më të shpejtë të rritjes së trendit të infektimit. Jemi të detyruar ta shtyjmë fillimin e vitit të ri shkollor”, tha kryeministri Kurti.

 

e.sh/Dita

Share This Article
7 Comments
    • Eshte Albin Kurti ” Atdhetari ” i shitur te Rendi i Ri Boteror i Cifuteve. E more vesh se c’fare jane te gjithe keta tan? Dhe mos mendo se ai Erdogani qe ti e adhuron, eshte ndryshe nga keta. Ai thjesht mund te kete nje grade me te larte Masoni. Une hemendesoj aty te 33-shi. Albini eshte e sigurt me i ulet. Kyrse ka Rama ka fluturuar lart vitet e fundit ne karrieren e tij Masonike.

      • “Personat e vaksinuar kanë më pak gjasa të kenë forma të rënda të sëmundjes dhe mund të kenë vetëm simptoma të lehta”,

        • Nje tjeter mashtrim qe te manipuloje njerezit te marrin Helmin. E verteta eshte krejt e kundert. Spitalet po mbushen me te Vaksinuar qe kane marre dy doza.
          Referohuni te vete statistikat zyrtare te VAERS CDC. Deri tani ne Amerike kane vdekur 15 mije vete nga injeksioni. Dhe kjo eshte vetem 1 perqind raportimeve online. MASAKER!

          Linku per te zbritur e analizuar informacion zyrtar, ketu poshte.

          https://vaers.hhs.gov/data/datasets.html?

  • A i di lideri universal Albin Kurti këto gjëra ? Apo është akoma duke u marr me Shqipërinë e nuk ka kohë për Kosovën ?

  • duke ditur qe kosova ketu ben plazhin edi rama qellimisht e shiti detin vetem shezllone ku do venin populli asnje cm vend te lir keshtu qe e blen melek ifeksionin neper shezllonet vater e ifenksioneve kjo u be qellimisht tani te vuajn te vdesin see blen virusin me lek

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *