Dzeko nuk di të ndalet më. Roma ka fituar me Beneventon dhe ai është argëtuar. Sulmuesi boshnjak ka realizuar dygolëshin e dytë radhazi dhe golin e pestë në kampionat në katër ndeshje. Shifra të denjë për një qendërsulmues të vërtetë, të cilat bëhen akoma më mbresëlënëse nëse i bashkohen atyre të sezonit të kaluar.
Edin ka shënuar plot 21 gola në 21 ndeshje. Dhe për ata që thonë se nuk realizon gola me peshë, një statistikë tjetër: lojtari i Roma-s ka shënuar kundër 22 nga 23 ekipet me të cilat është përballur deri tani në Serie A. E vetmja që i ka shpëtuar është Frosinone.
