Rasti i 21-vjecares Ariela Murataj, e cila përndiqej prej kohësh nga Aldison Belulaj, nuk është i vetmi.
Policia e Tiranës thotë se 178 femra kanë denoncuar se përndiqen nga ish-i dashuri apo ish-bashkëshorti.
Denoncimi i dhunës dhe i përndjekjes shihet si një formë për minimizimin e këtyre rasteve.
Rastet e denoncuara tregojnë se femrat përndiqen jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në rrugë.
Dhjetë ditë më parë, studentja e Juridikut kishte vendosur të ndërronte numrin e telefonit për të mos u shqetësuar më.
Për këtë shkak 23-vjeçari vendosi të ndërmerrte veprimin ekstrem.
