SHIFRAT: Nafta në Shqipëri, më e shtrenjta në Europë bazuar tek fuqia blerëse. Që nga 2021, çmimi është rritur disa herë

J L

Një përdorues makine duhet ta blejë naftën sot me rreth 192 lekë për litër dhe benzinën me rreth 194 lekë, në nivele që kanë arritur në rekord historik.

Në krahasim me shtetet e tjera të Europës, në vlerë absolute Shqipëria renditet e 15-a sa i përket kostos së një litri karburant, me rreth 1.8 USD/litër, pas shteteve të tilla si Greqia, Norvegjia, Suedia, Zvicra, Italia, Danimarka, Belgjika Franca, që kanë të ardhura shumë më të larta sesa ne.

Tabela është publikuar nga Global Petrol Price dhe përditësimi i fundit është bërë në 31 janar.

Por, në raport me fuqinë blerëse, Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në Europë, teksa qytetarëve të saj u duhen 4.7% të të ardhurave të tyre për të blerë një litër naftë. Dy vjet më parë, kjo peshë ishte 4.5%, çka tregon se çmimet e naftës në vend janë rritur me ritme më të shpejta sesa të të ardhurave.

Të dhënat janë përpunuar nga “Monitor”, bazuar në informacionin mbi çmimin e naftës që jepet nga Global Price Petrol dhe të ardhurat për frymë sipas metodës së fuqisë blerëse, të Bankës Botërore (të vitit 2020). Treguesi mat përballueshmërinë, në bazë të përqindjes së të ardhurave ditore që duhet për të blerë një litër karburant (shiko tabelën në fund).

Shqipëria ka të ardhurat për frymë më të ulëtat në Europë, së bashku me Kosovën, bazuar në fuqinë blerëse, me përkatësisht 13.9 dhe 11.4 mijë dollarë ndërkombëtarë, një njësi e Bankës Botërore që mat Prodhimin e Brendshëm Bruto sipas barazisë së fuqisë blerëse (shiko kolonën: Të ardhurat vjetore për frymë, sipas fuqisë blerëse –$ ndërkombëtarë) .

Pas Shqipërisë, nafta është më e shtrenjtë në Kosovë, me 4.5% të të ardhurave ditore. Ndonëse të ardhurat për frymë janë më të ulëta në Kosovë, edhe nafta kushton më pak, duke e bërë atë relativisht më të lirë se në Shqipëri. Më pas renditen vendit e rajonit, Bosnja (3.3), Serbi (3.2% e të ardhurave ditore), Maqedonia e Veriut (2.8%), Mali i Zi (2.6%).

Shqipëria ka pothuajse të njëjtin çmim nafte si në Gjermani (rreth 1.8 dollarë për litër), por një qytetari gjerman i duhen vetëm 1.24% e të ardhurave ditore për të blerë një litër karburant. Në Danimarkë, ku nafta kushton 1.9 euro/litër, u duhen vetëm 1.1% e të ardhurave ditore.

Ditët e fundit çmimet e karburanteve shënuan një tjetër rritje, për herë të shtatë radhazi në vetëm pak muaj. Nafta tregtohet me rreth 190-192 lekë, ndërsa benzina deri në 194 lekë. Që nga viti 2021, çmimi i naftës është rritur disa herë. Në krahasim me nivelin e ulët prej rreth 148 lekësh, që arritën gjatë periudhës së pandemisë, nafta në vend është shtrenjtuar me 44 lekë për litër, ose rreth 30%.

Arsyeja kryesore e rritjes së çmimeve lidhet me shtrenjtimin e karburanteve në bursa, ku nafta tregtohet me 90 dollarë për fuçi, nga rreth 20 dollarë që zbriti në mars 2020, kur bota filloi të vuante pasojat e pandemisë.

Një tjetër faktor i brendshëm lidhet me paketën e fundit fiskale e cila parashikon indeksimin e akcizës me inflacionin, që ka filluar të zbatohet nga tregtuesit, që nga 1 janari i këtij viti. Në fundit inflacioni arriti në nivelin më të lartë të dekadës prej 3.7%, ndërsa mesatarja vjetore e 2021 sipas Instat është 2%.

Aktualisht taksat mbi naftën arrijnë në 125 lekë për litër, (nga akciza, rilicencimi, skanimi, markimi), ose 40 lekë më shumë se 10 vite më parë. Ndërsa nga 1 janari këtyre taksave iu shtua dhe indeksimi i inflacionit.

Monitor

j.l./ dita

Share This Article
13 Comments
  • SHQIPERI E MJERA TI
    TE RROPEN SI LOPE E DHI
    NUK TE LANE TE GRACOSH KURRE
    POPULLI ME BUKE SHTETI ME GURRE
    QE MOS I HENGERSHIN KURRE

  • Shqiperia nuk ka Ekonomi tregu bazuar ne principin baze – konkurencen e lire. Shqiperia ka monopol te Ekonomise te nje grushti njerezish te oborrit kryeministror qe marrin koncesione, tendera me prokurime te drejtperdrejta pa konkurim dhe rezultati – Ekonomia ne krize dhe Financat ne kolaps.
    Borxhi Publik me katastrofiku i 30 viteve nuk i le shteg asnje marifetciu mediatik ti krijoje alibi ketij deshtimi total ne Ekonomi te qeverise Edi Rames,

  • Bravo: Si ne cdo vend te botes kur fuqia motorike perdoret per qejf e ne vecanti maqinat private qe ne shqiperi(nuk perdoren apo perdoren fare pak per pune) jane te vjetra e konsumi i benzines e i naftes per 100km eshte i larte eshte e nevojshme 3 fishimi i cmimit benzines e naftes per ato maqina qe perdoren per qejf e natyrisht po aq te ulet cmimi benzines e naftes per ato maqina qe perdoren per pune.
    Boexhi publik o tarallak eshte rritur mbi 10% per shkak te riparimeve e demeve nga termeti e patjeter nga pandemia (bleria e vaksinave) mbi 5% me pak se cdo vend ne Europe.vaksinimi i kushtoj deri ne fund te dhjetorit shtetit gjerman me teper se 320 miliard euro ose e llogaritur per ty o “ekonomist” 32here me teper se buxheti vjetor i shtetit tend o gomar.
    Prandaj eshte i sukseseshem E.Rama.Eliminim komplet i pasojave termetit e rritje (sipas bankes boterore e jo sipas bankes SALIRRENA) eshte 7.2%.
    Ne cdo vend te botes jane ulur blerjet e ndryshme qofte edhe ato ushqimore ne shqiperi ato jane rritur.
    Asnje qeveri ne bote nuk ka te drejte te vendos cmimet ne treg,qeverit mund te influencojne nepermjet politikave fiskale ne uljen e cmimeve.Por ne fund te fundit kerkesa tregut vendos per cmimin.

    • Kerric gomari dhe sufllaqexhi. Ngritja e cmimit te naftes, eshte indikatori i rritjes se cmimeve te jeteses. Cdo gje bazike varet nga energjia. Qeveria vertet nuk ta vendos cmimin e bukes, por ndihmon shtresat ne nevoje per perballimin e rritjes se cmimeve. Per kete Rama me bythelepiresit e tij, eshte nja 400 vende pas Ruandes. More vesh ?

  • Cfar 4.7 % thua or zotriii? Rroga mesatare esht 10 mij lek te vjetra ne dit i bie 20% per nje liter nafte. Esht sikur ne itali ose gjermani te kushtoje 20 euro litra pfff e pabesueshne si po rruepin ate vend ne ket menyre.

    • Lezhian apo Leshian sic thojne shkodranet:Maqinat ne bote perdoren per pune e ne Shqiperi per qejf,atehere po bere me pak qejfe e mos te “hapesh shume BUthet” harxhon pak o aspak benzine.
      Akoma o idiot mendoni se cmimet i cakton qeveria?????
      Deri kur do zeni mend o te “mencur”.Lissus merr nje shembull tjeter se Italia eshte vendi me fukara ne Europe e te bindesh shiko ne google rrogen minimale te nje puntori italian,por jo me syte e shqiptarit se ato ato rrejne e mashtrojne kot e pergjithecka.

  • gjergj ti je bir kurve ose je nje pederast po mir more kelysh kurve ne qe punuam gjith jeten me vuajtje me buk dhe pa buk tani pensionista me 150 mije lek te vjetra ne muaj nuk kemi te drejte bashk me plaken te dalim nje xhiro neper femije ose te pim nje kafe kush jeni ju qe nderhyni ne jeten ton pse skemi te drejt te shikojm edhe ne 2 dit te bardha turpu zente mallkimi yne se kjo behet per ne qe ne moshen ton skemi te ardhura se rrinia ka ikur i beri mutin ketij vendi

    • Qenke zog gomari e teveqel.Nuk paske mendu per pensionin tand o gomar?Ka 30 vite qe ka rene komunizmi e akoma ti nuk e din apo kupton se kapitalizmi nuk eshte filantrop por ta mat koken mire e te merr edhe at qe ke po nuk pate vemendje

  • ky gjergji te jet ai qe ka peshkun ne el basan.? po kushdo qe te jesh duket qe je mut muti ose qen bir qeni e ty ta q,,t kina nenen motren gruan e çfar ke ne liste gjergji o gjergji. gjergjiiiii

    • Gjergji:o drogagji i pagdhenun, flet keshtu se ne vend te karroces me dy kuaj tani ke maqine nder me te shtrejtat ne bote e patjeter nder me te vjetrat e jo per pune por per qejf o karaduz e per tu hasp “buthesh” shetit neper qytet.
      Tani po te pyes o karaduz:Pse un qe perdor maqinen per pune te pagoj benzinen si ti qe “hapesh buthesh”neper qytet per qejfin tend? Pse maloket kan te drejte te “hapen bythesh” me maqina te shtrejta (te vjedhura apo kusure “drogash”) e te paguajn si un per benzinen,pse ato vodhen apo grabiten(pervetesuan me gjuhen moderne) pasuni te patundeshme ne qytetet e ndryshme te Shqiperis e un nuk marr dot pasunin time?

  • epo kot nuk thash une qe je bq mos je ti zogu i tiranes ne qofte se nuk je patjeter do jesh bir kurve qenke dhe teleshmen qe smer dot pasurin tende gjergj bjeri b,,,s mos e ler zanatin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *