Emigracioni ndoshta është plaga më e pashërueshme e shoqërisë shqiptare, por përpos kostove që krijohen nga rrudhja e kapitalit njerëzor, emigrantët janë shndërruar në kontribuuesit më të mëdhenj në ekonominë tonë, nëpërmjet dërgesave të rregullta pranë familjeve.
Studime të ndryshme tregojnë se remitancat (prurjet monetare të emigrantëve) kanë qenë nxitësi kryesor për zbutjen e varfërisë, gjithashtu me përvojën e tyre kanë ndihmuar në zhvillimin e aftësive të familjarëve nëpërmjet investimeve në shkollimin dhe në kurimin e tyre.
Që nga viti 1992, kur nisën prurjet e para, deri më 2017, sipas të dhënave zyrtare të Bankës Botërore, emigrantët shqiptarë kanë sjellë në ekonominë shqiptare 26 miliardë dollarë.
Kontributi i tyre vjetor përllogaritet në rreth 8-9% të PBB-së në 10 vitet e fundit. Remitancat në vlerë kanë qenë financuesi kryesor i bilancit të pagesave, duke sjellë valutë në ekonomi më shumë se investimet e huaja.
Gjatë viteve 1991-2007, remitancat ishin më të larta se eksportet, Investimet e Huaja Direkte dhe ndihmat zyrtare. Në gjashtë muajt e parë të 2018-s, emigrantët sollën në shtëpi 331 milionë euro, me një rritje prej 11% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky është niveli më i lartë në 6 vjet, që prej vitit 2012.
Banka Botërore, në një anketë të fundit, gjeti se rreth 85% e familjeve shqiptare kishin përfituar financime që shkonin deri në 2350 dollarë në vit gjatë një periudhe 10-vjeçare.
Gati gjysma e financimeve janë përdorur për financimin e jetesës së përditshme, veçanërisht për blerjen e ushqimeve, ndërsa pjesa tjetër shpërndahet në mënyrë proporcionale për arsim, kurim, rikonstruksione shtëpie etj.
o.j/dita

po kujt ja tregoni keto, more kurva;
e gjithe buka qe ha shqiptari, eshte e emigranteve, (kryesisht greqi itali e gjermni) .ca prodhon shqiperia ?
ate minimum bujqesie e blektorie qe furnizon cakejte e “biznesit” te turizmit, parate e te cileve, nuk i jepen buxhetit te shtetit, por vetem atyre vete dhe mafjes se taksave .
ps. jo me shume se ajo perqindje, eshte …produkt vendas .
….qellimi eshte, qe te duket se nga klsasa drejtuese, e ha buken ky popull…
Me e keqja eshte se ka nga ata qe rrine gjithe diten kafeneve ,kerkojne te japin mend dhe thone me perbuzje fjalen refugjate.Hapi pini dhe kendoni sa te jete lala gjoni.Po te vdese lala gjoni merni trastat dhe kerkoni.
Keta Kane “fajin” qe jemi pertac ne qe kemi mbetur.
Duke marre shkak nga ky fakt i njohur e i konfirmuar edhe nga raportet e Bankes Boterore del me se qarte roli i emigracionit ne Shqiperi . Pra perfitimet jane te shumfishta per ekonomine shqiptare ne teresi e ne vecanti per ndimen qe japin ne jeten e perditshme te familve shqiptare. Por poltikberja ne shqiperi eshte shume larg jo vetem nivelit te emgracionit por edhe nivelt mesatar intelektual te njerezve ne shqiperi .Ata kontribojne me 10% te prothimit te te pegjithshem bruto te shqiperise. Ne vend qe politka ne teresi te gjeje gjuhen e perbashket e te arije nje marrveshje si ti bej keta pjese te vendimarrjes ne vend duke i lejuar qe ata te kene nje ze neprmjet perfshirjes ne votim rrine e grinden me njeri tjetrin duke humbur nje mundesi te mire ne moderimin e votes ne shqiperi.E gjitha kjo ndodh se ata e ku[tojne qe nuk mund ta tjetresojne dot voten e tyre.
Nje bilanc per tu patur zili ne kete cerekshekull teshkaterimit te Shqiperise.A ka shteti Shqiptar ndonje bilanc se ku i ka ”Shtetasit e vet,,?Cila eshte puna qe kane bere Cdo person qe neser ne moshen e trete te mos mbetet barre e femijeve te vet apo shtetit qe nuk do te dije?Kjo fitore e perkoheshme per ”pusht etaret,, nuk e zgjidh hallin e SHQIPERISE.
Per kry te mikut, DOLLAROT emigrantet i dergonin deri para 5 vitesh. Sot faktikisht po dergojne… LESHTE.