Të ardhurat e qeverisë arritën në 308 miliardë lekë për periudhën janar-shtator 2020, ose 10% më pak se sa e njëjta periudhë e një viti më parë, duke sinjalizuar një rikthim në një situatë pak a shumë normale pas tronditjes së thellë të shkaktuar në muajt mars-qershor për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.
Të ardhurat e muajit shtator ishin 36.8 miliardë lekë, ose vetëm 3% në pak se sa shtatori i vitit 2019. Në krahasim me rënien me 20-30% të muajve mars e prill, situata duket shumë më mirë.
Por ndërsa të ardhurat duket se po stabilizohen, shpenzimet kanë mbetur pas.
Mungesa e shpenzimeve gjendet para së gjithash te i ashtuquajturi “Fondi i Rindërtimit”, një zë i veçantë në buxhetin e shtetit i krijuar për llogari të rindërtimit të zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Ndërsa vendi gjendet vetëm pak javë larg përvjetorit të parë të tërmetit që vrau 51 shqiptarë dhe la mijëra të tjerë të pastrehë, fondi i rindërtimit, i cili planifikonte shpenzimin e 34 miliardë lekëve për vitin 2020, deri në fund të shtatorit është realizuar me zero lekë.
Probleme janë shfaqur edhe në fondin e zakonshëm të investimeve të qeverisë, i cili është realizuar në masën 91% të planit.
Qeveria shqiptare ka në plan të realizojë një deficit buxhetor në masën 132 miliardë lekë ose mbi 1 miliardë euro gjatë vitit 2020 pasuar me një deficit në përmasa të ngjashme në vitin 2021, ku një pjesë e madhe e deficitit shkaktohet nga nevoja për rindërtim pas tërmetit dhe një pjesë, si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia.
Mosrealizimi i investimeve për rindërtim bëri që deri në fund të shtatorit, deficiti buxhetor të ishte 58 miliardë lekë nga 85 miliardë që planifikohej të ishte.
Të dhënat e Ministrisë së Financave publikohen këtu:
Gj.Erebara / BIRN

Zoti Erebara thote:”….fondi i rindërtimit, i cili planifikonte shpenzimin e 34 miliardë lekëve për vitin 2020, deri në fund të shtatorit është realizuar me zero lekë”
“Sa para keni shpenzuar per ndertimin”e pyeti Armand Shkullaku ne”Opinion”(15 Tetor 2020 ne minuten 29:06) drogaxhiun D’Rama.Por ne vend te pergjigjes,skizofreni filloi ta provokonte duke i thene,”mos bërtit,mos bërtit”..ndersa vete(i kapur ne faj) filloi te ulerinte sikur kishte dale nga pylli!Edvin Escobar D’Rama eshte nje mashtrues ordiner.
Trëndafil manushaqe, sa të lumtur qenkemi ne
Ne 1997 tatimet e realizuan planin dhe kam idene atehere situata ishte me e veshtire….