Në këtë tabelë zyrtare jepen shifrat e të papunëve dhe të punësuarve buxhetorë e jo buxhetarë në qarkun e Dibrës nga viti 2001 deri në vitin 2010. Pas këtij viti nuk e ka vrarë mendjen njeri të mbledhë këto shifra , pasi të ngarkuarit me këtë punë më shumë i kushtojnë kujdes lukut për tu dukur se sa punës për të cilën paguhen . Ka dhe syresh që nuk e dinë se ç’punë bëjnë , thjesht dinë se ku kanë vendin e punës , kur marrin pagën dhe kaq. Kurse qeveritarëve nuk u nevojiten më vendet reale të punës , por shifrat , që duhet të raportojnë , shifra në tym për rritje marramendëse punësimi.
Siç shihet nga tabela më shumë të punësuar ka viti 2001 me 12 597 të punësuar në shkallë qarku nga të cilët në Dibër 3577 , në Bulqizë 2250 dhe në Mat 3389. Vijmë te vitet e qeverisjes së PD dhe analizojmë shifrat e” rritjes kolosale të punësimit dhe rënies drastike të të papunëve”. Në vitin 2004 në qarkun e Dibrës zyrtarisht ishin 11401 të punësuar dhe po kaq në vitin 2005 kur pushtetin e mori partia demokratike. Numri i barabartë i të punësuarve të lë të dyshosh për saktësinë e këtyre shiofrave zyrtare për këto dy vite , por ja që këto janë. Pra në vitin 2005 pushtetmbajtësit e sotëm kishin në institucione buxhetore e jobuxhetore 11401 të punësuar dhe kishin të regjistruar në Zyrat e Punësimit( emërtim grotesk) 9679 të papunë . Në vitet 2006 dhe 2007 numri i të punësuarve bie gradualisht përkatësisht në 11311 dhe 11 354 të punësuar. Ulja drastike fillon më pas. Në vitin 2008 numri i të punësuarve bie në 9475 , në vitin 2009 janë 8971 të punësuar dhe në vitin 2010 numri i të punësuarve stampohet në 8808 të tillë. Pra në pesë vite humbasin 2593 vende pune dhe vetëm në një qark. Nga viti 2001 punësimi është ulur me 3789 vetë. Paradoksi shkon dhe më tej. Ndërsa në vitin 2005 numëroheshin 9679 të papunë , në vitin 2010 kur numri i të punësuarve ulet me 2593 dhe numri i të papunëve pëson ulje nga 9679 në fundvitin 2005 në 8025 në fundvitin 2010 me një ulje prej 1654 personash. Llogjika e kërkon që kur ulet numri i të punësuarve duhet të shtohet numri i të papunëve. Por në Republikën tonë të çudirave edhe punësimi pëson ulje e po ulje pëson dhe papunësia. Kjo do të thotë të na rrojë shteti që uli punësimin në vetëm pesë vjet me 2593 vende duke u hequr bukën e gojës po aq familjeve , shteti që do ta rriste punësimin me të paktën 160 000 vetë për vitet që shkuan e do ta rrisë me 250 000 të tilla në katër vitet e mberëtimit të ardhshëm të ëndërruar. Shifrat zyrtare përsheshin politikën e ndjekur deri më sot me punësimin , njëkohësisht bëjnë shkrum e hi propogandën që ka nisur me përrallën e Nastradinit për 250 000 vende pune që I paskan ditur ku janë , por nuk paskan mundur “t’i kapin “.