Ky që ju pret është viti i mundësive të mëdha. Prania stimuluese e Plutonit dhe Mërkurit në shenjë do t’ju japë kthjelltësinë, aftësitë intelektuale dhe dëshirën e madhe për të zgjeruar njohuritë tuaja në fushën profesionale. Në hartën astrologjie spikat Saturni te Luani, i cili do t’ju ngjallë interesin për t’u afirmuar në sektorë deri më sot pak të shfrytëzuar. Neptuni ju nxit që të zgjeroni njohjet me njerëzit e ndryshëm dhe ju fton të kontribuoni më shumë në fushën sociale. Nga mesi i vitit do t’ju krijohen mundësitë për t’i dhënë jetë një aktiviteti të ri më të përshtatshëm për nevojat tuaja. Urani në shenjën e Peshqve, ju këshillon të mos mbani larg vëmendjes çështjet familjare, të cilat duhen përballuar në mënyrë më të përgjegjshme, por pa braktisur sjelljen tolerante dhe konstruktive ndaj të afërmve. Jupiteri ju ofron mbështetjen e tij në situata personale duke ju ofruar më shumë mundësi se në të kaluarën. Dielli ju mbron krahët nga armiqësi të mundshme. Në pjesën e parë të vitit, Marsi, me të gjithë vendosmërinë e tij, ju ndihmon të zgjidhni problemet profesionale, të cilat prej kohësh qëndrojnë pezull, ndërsa Afërdita në shenjën e Bricjapit, shndërrohet në një promovuese e rëndësishme financiare…
Dashuria
Që në fillim të vitit shfaqen mundësitë për të stabilizuar një klimë të paqëndrueshme me atë që dashuroni. Do të përjetoni jo vetëm dashurinë, por edhe një bashkëpunim të fortë, konstruktiv dhe më të ekuilibruar me partnerin/en. Interesat e përbashkëta në çift nuk ndalen vetëm në pjesën afektive, por do të konsolidohen në planin ekonomik, për të çuar përpara projekte ambicioze të lidhura me shtëpinë dhe familjen. Për të vetmuarit 2014 propozon një histori të re dashurie me emocione të fuqishme. Pjesa më intime dhe e ndjeshme e shpirtit tuaj, do t’ju shtyjë në përjetimin e një marrëdhënieje të veçantë dhe me intensitet të madh. Në pjesën e parë të vitit do të jeni pasionalë, ndërsa nga prilli do ta lini veten pre të shpërthimeve emotive, të pasura me ëmbëlsi dhe butësi, duke e kthyer raportin tuaj në një magji të vërtetë! Vera shumë interesante, ndjenjat me partnerin janë në maksimum. Nuk do të jenë të nevojshme fjalët për të krijuar një sintoni të përsosur, bashkë do të arrini një unitet harmonik. Gjatë muajve të fundit të vitit, xhelozia dhe rivaliteti mund të dëmtojnë raportin me partnerin/en: mos lejoni që dyshimet dhe thashethemet të marrin rrugët.
Puna
Sfera profesionale meriton një vëmendje absolute, veçanërisht në pjesën e parë të vitit, nëse dëshironi t’i vendosni rregull në punët tuaja dhe të përcaktoni një raport të mirë me bashkëpunëtorët dhe eprorët. Objektivi është që të rifitoni një ekuilibër më të madh për të rifituar pozitat e humbura dhe të arrini vlerësimin e duhur që profesionalizmi juaj, sigurisht, meriton… Përdorni kthjelltësinë dhe vendosmërinë, nëse me tonin e butë që keni përdorur deri tani, nuk keni pasur sukses: Jeni të detyruar të ndryshoni metoda për të marrë atë që ju përket me të drejtë. Në këtë aspekt iu udhëheq Marsi i vendosur midis Demit dhe Binjakëve. Nga muaji qershor dhe gjatë gjithë verës, situata të shumta, do të gjejnë zgjidhje përfundimtare, falë ndihmës që do t’ju japë edhe Saturni. Në muajt e verës do të jetë i mundur një ndryshim i vendit të punës dhe i përmirësimit kështu i kushteve familjare. Mos harroni se zotëroni aftësi artistike të spikatura… nëse mundeni investoni në këtë sektor sepse do të përfitoni të ardhura të bollshme. Gjatë muajve të fundit të vitit prisni fitore, gjithashtu nuk do të mungojnë mundësitë për të investuar sërish në aktivitete financiare.
Paratë
Ky vit do të jetë i favorshëm me mirëqenien që do të sjellë në financat tuaja. Pozitiv edhe në zhvillimin e kontakteve të reja dhe një rimëkëmbjeje profesionale. Plutoni që transiton në shenjën tuaj do të favorizojë investimet dhe zgjedhjet ekonomike për të vënë në zbatim. Falë Saturnit do të jeni të mbrojtur nga çdo kundërgoditje e papritur! Në fund të vitit, Jupiteri do të shfaqet në shenjën e Shigjetarit dhe sigurisht do t’ju japë atë që prisni prej kohësh…
Forma
2014 ju gjen dinamikë dhe të mbushur me gjallëri, kjo edhe falë një programi rikuperimi të formës fizike. Ushtrime, shëtitje në ajër të pastër dhe dëshirë për udhëtime të gjata, janë elementet që do ta bëjnë jetën tuaj sigurisht më pak monotone. Yjet ju këshillojnë të merreni me sport, ndoshta edhe në shoqëri të mirë! Shfrytëzoni në maksimum burimet tuaja energjike, sepse duke i rezervuar dhe bllokuar mund të dëmtoni mirëqenien fizike dhe mendore…
Janar
Në këtë muaj jeni shpërthyes, me mendjen gati për të kapur çdo sinjal të vogël që yjet lëshojnë në rrugën tuaj. Mund të jepni maksimumin në çdo rrethanë që prezantohet. Mos i shtyni vendimet rëndësishme që kanë lidhje me menaxhimin e kapitalit tuaj!
Shkurt
Në punë është koha të veproni: nuk duhet të shtyni më iniciativat që nuk i keni zhvilluar më parë. Premtimet e bëra, dolën se ishin vetëm fjalë, ndërsa tashmë keni nevojë për siguri që mund t’i japin stabilitet punës suaj… Mos u druani nga askush.
Mars
Kushtet familjare janë të kënaqshme, por për të pasur një situatë të ngjashme edhe në sfera të tjera do t’ju nevojitet shumë angazhim dhe lodhje. Parashikohet një ndryshim pune ose vendbanimi. Kujtohuni që vetëm një organizim i imtësishëm mund t’ju sigurojë nga kaosi…
Prill
Qëndroni pranë më të rinjve në familje, ndonjëherë duke ndërhyrë disi në nismat e tyre apo edhe frekuentimet që bëjnë. Këmbëngulja për një rrethanë të caktuar do t’ju japë të drejtë: veprimi juaj do të shmangë surpriza të pakëndshme për të.
Maj
Bashkëpunimi i jashtëzakonshëm me personin e dashur, krijon një strehëzë të sigurt, që vetëm me forcat tuaja nuk do ta kishit arritur kurrë. Merrni në konsideratë mundësinë e një zhvillimi të ri ekonomik dhe dëgjoni sugjerimet e partnerit.
Qershor
Jeni në kërkim të objektivave, përveç sigurisë që keni në krah një person të jashtëzakonshëm. Këto janë stimujt e një muaji të këndshëm dhe tani mund të konkretizoni projektet dhe dëshirat që ia imponuat vetes në fillim të vitit.
Korrik
Një zhvillim pozitiv në rrethanat familjare, meritë edhe e ndërhyrjes suaj të vendosur, por diplomatike. Do të bëni blerje të dobishme. Përpiquni pak më tepër për të arritur prestigjin aq shumë të dëshiruar.
Gusht
Në dashuri lidhja bëhet më solide se kurrë: pasja pranë e njeriut të dashur bëhet i domosdoshëm si ajri që thithni. Çdo gjest, çdo dëshirë që lind nga bashkëpunimet e bën marrëdhënien edhe më te forte. Janë të pakta gjërat që shqetësojnë verën tuaj.
Shtatori
Saturni dhe Afërdita janë kthyer në aleatë për t’i dhënë nxitjen e duhur jetës në çift. Afrimiteti me njerëzit që ju rrethojnë kthehet në burim gëzimi dhe qetësie të brendshme! Rrethanat profesionale shumë shpërblyese ju vënë në kushte të tilla për të punuar me ekuilibër dhe shumë kreativitet.
Tetor
Ju duken inteligjente zgjidhjet për problematikat që mbartni prej një kohe shumë të gjatë. Pikerisht zgjidhja e tyre është sfida që ju vënë përballë planetet. Sigurisht do të dilni te fituar. Drejtoni me racionalitet veprimet tuaja, kësisoj mund të arrini suksesin… që e siglojnë Plutoni dhe Saturni.
Nëntor
Gëzime familjare të papritura dhe kushte të favorshme mbërrijnë nga sektorë të ndryshëm. Megjithatë periudha nuk do të jetë nga më të thjeshtat. Por keni në anën tuaj harmoninë e brendshme që ju lejon të ndryshoni letrat në tavolinë ashtu siç më mirë mendoni.
Dhjetor
Me hyrjen e Jupiterit në shenjë, planeti më bujar i zodiakut, situata kthehet drejt kahut pozitiv! Rrethanat nga këtej e tutje do të marrin një rrjedhë tërësisht ndryshe. Është koha të mblidhni me të dyja duart atë që keni mbjellë, për të jetuar një të ardhme më të mirë, të pasur me qetësi, dashuri dhe siguri ekonomike.
