Këngëtarja Celine Dion është shfaqur në episodin e së enjtes në “Tonight Show with Jimmy Fallon”.
Ajo ka dhuruar një spektakël të mrekullueshëm këtë të enjte teksa imitonte performancat e Rihanna-s, Michael Jackson dhe Sia-s në lojën e përshtypjeve muzikore.
Loja konsiston në interpretimin me muzikë dhe intonacion të këngëtarit, por duke përdorur tekstin e një kënge tjetër.
Për Celine Dion fillimisht ishte e vështirë, por në momentin e Rihanna-s performanca e saj nën ritmet e “Work”, por me tekst këngën për fëmijë “Row, row, row, your boat” ishte e mrekullueshme. Celine e përfundoi performancën me Sia-n që këndonte “Hush, Little Baby”, teksa mbulonte fytyrën e saj me një kafshë prej pelushi lodër.
E pra, përveçse romantike, në këngët e saj Dion nxjerr edhe një anë plot humor.
