Shijak, 52-vjeçari çan postbllokun e policisë me furgon

anazapta

Nuk ndalon në postbllokun e policisë, madje largohet me shpejtësi duke rrezikuar edhe efektivët në shërbim. Policia vendore prangosi dje të dyshuarin Kujtim Mesja, 52 vjeç, banues në fshatin Hamallaj. Teksa drejtonte mjetin furgon “Iveko”, me targa DR3593D, në aksin rrugor Manëz-Hamallaj, nuk i është bindur punonjësve të Policisë për të ndaluar, por është larguar dhe ka fshehur mjetin. Pas kapjes nga efektivët ka rezultuar se i dyshuari nuk posedonte as patentë, ndërsa dyshohet se mund të ketë qenë i dehur në timon.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *