Policia e Durrësit njoftoi se lokalizoi dhe arrestoi orët e vona të së enjtes të kërkuarin A. L., 27 vjeç, banues në Shijak, i dyshuar për përdhunimin e fqinjës së tij 15-vjeçare. Vajza e mitur e kishte denoncuar se gjatë muajit mars nëpërmjet mashtrimit për lidhje serioze e kishte dërguar në Tiranë për dhjetë ditë me radhë, duke kryer edhe marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj. Pas denoncimit policia ndaloi një 30-vjeçar për moskallëzim dhe shpalli në kërkim të dyshuarin kryesor. I dyshuari mohoi akuzën dhe tha se vajza shkoi me dëshirë.
