Shijak, goditet banda e Radiostacionit për skrap, 5 të arrestuar

redaktor

Operacioni i koduar “Radiostacioni” ka çuar në pranga edhe 3 adoleshentë të tjerë të dyshuar, pas 2 vëllezërve që u kapën javën e kaluar. Të afërmit Jetmir, Ismail dhe Mirjan Dedaj, 19, 18 dhe 19 vjeç, banues në Xhafzotaj, bashkë me vëllezërit Kastriot e Adriatik Tërshalla, 31 dhe 32 vjeç, akuzohen si autorë të disa plaçkitjeve radhazi të stacionit të Fllakës për skrap. Tre adoleshentët u kapën në flagrancë duke marrë hekur dhe tela nga antenat, ndërsa u sekuestruan pinca, gërshërë e doreza.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *