Shijak, luante me armën artizanale, vetëplagoset i mituri

anazapta

Luante me një armë artizanale të ndërtuar vetë, por mbetet i plagosur i mituri. Ngjarja ka ndodhur orët e vona të së enjtes në Sukth. Policia nisi hetimet dhe procedoi në gjendje të lirë në spital ku dhe po mjekohet, 16-vjeçarin R. M. Nga hetimet rezulton se i mituri ka përshtatur në formë arme dy tuba metalikë dhe ka realizuar qitje me një fishek, e cila i ka shkaktuar vetëplagosje. I dëmtuari ndodhet  në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit në banesë, u gjetën dhe sekuestruan 403 fishekë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *