Shijak, u merrte para tregtarëve, arrestohet punonjësi i policisë bashkiake

Dita

Një punonjës i policisë bashkiake të Shijakut është vënë në pranga gjatë ditës së diel, pasi iu merrte para tregtarëve ambulantë.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se shtetasi i arrestuar është Gerti Dedja, 35 vjeç, i cili akuzohet se iu merrte para tregtarëve ambulantë dhe i lejonte të shisnin produktet e tyre në ambiente ku nuk lejohej tregtimi i mallrave.

Dedja akuzohet për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *