Ushqime dhe peizazhe në pjatë. Projekti “Food lovers” i studios italiane “Studio 23” synon që krahas shijes të tërheqë edhe me pamjen e ushqimit, duke pasur si bazë receta të thjeshta. Përbërësit shndërrohen në pjatë, duke u kthyer në elementë të një peizazhi japonez, të një akuariumi apo një ishulli në mes të detit. “Nuk është thjesht një mënyrë argëtimi, por edhe një përpjekje që përmes këtij lloj arti t’i afrohemi traditës tonë kulinare”, thonë ideatoret Daniela Di Rienzo, fotografe, dhe Mariagrazia Lonza, stiliste kulinarie.





